A janë grimcat e plastikës në ushqimin të lidhura me kancerin? Çfarë tregojnë studimet

609 0

Shprehja “Ju jeni çfarë konsumoni”, është një shprehje plot vërtetësi.

Shumë nga ushqimet më të përpunuara dhe të prodhuara në masë që konsumoni, përmbajnë formulime industriale të vështira për t’u shqiptuar, madje edhe mikroplastikë që mund të ndikojë apo të futet në ushqim nga paketimi.

Ky ekspozim ndaj grimcave plastike që gjenden kryeshisht në ushqimet e paketuara mund të përbëjë rreziqe për shëndetin.

Prodhuesit dhe agjencitë rregullatore qeveritare na sigurojnë se plastika që bie në kontakt me ushqimin është e sigurt për shëndetin e njeriut. Por disa ekspertë besojnë se provat e sigurisë dhe mbikëqyrjes janë të pamjaftueshme.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh më gjerwsisht me përfundimet në të cilat kanë arritur disa studiues.

Çfarë tregojnë studimet

Ka shkencëtarë që besojnë se konsumimi i rregullt i ushqimeve shumë të përpunuara, të paketuara paraprakisht, që përmbajnë përbërës me prejardhje industriale, lidhet me rritjen e shkallës së disa llojeve të kancerit.

Ky është rasti i një studimi të fundit në të cilin AgroWeb.org u mbështet, ku studiuesit monitoruan shëndetin dhe regjimin ushqimor të rreth 200,000 njerëzve të moshës së mesme.

Gjatë studimit 10-vjeçar, pjesëmarrësit regjistruan në ditarët e tyre ushqimor ushqimin që konsumonin gjatë ditës.

Duke rishikuar rezultatet shëndetësore të pjesëmarrësve, studiuesit zbuluan se konsumi i lartë i ushqimeve shumë të përpunuara shoqërohej me një rrezik më të madh të zhvillimit të kancerit dhe rritje të rrezikut të vdekjes nga kanceri.

Dr. Eszter Vamos, autori kryesor i studimit, pranoi se studimi nuk provon shkakësinë, por sugjeroi se kufizimi i ushqimeve shumë të përpunuara të çojë në përfitime shëndetësore.

Ky studim i shton provave në rritje se ushqimet shumë të përpunuara ka të ngjarë të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj, duke përfshirë rrezikun për kancer.

Pse ushqimet industriale të prodhuara në masë mund të nxisin kancerin?

Ushqimet shumë të përpunuara mund të përmbajnë kimikate të mundshme, të krijuara gjatë përpunimit të ushqimit, si dhe kimikate nga paketimi i këtyre ushqimeve, që mund të shkaktojë kancer.

Studiuesit e përfshirë në studim thonë se ushqimet shumë të përpunuara, që zakonisht janë të larta në energji, yndyrna të ngopura, kripë e sheqerna dhe janë të ulëta në vitamina dhe fibra, mund të shpjegojnë këtë lidhje.

E kjo sepse këto lloj ushqimesh kontribuojnë në rritjen e inflamacionit në trup në mënyrë të qëndrueshme nëse konsumohen vazhdimisht. Një nga shkakqet e shfaqjes së kancerit.

Prandaj ekspertët këshillojnë gjithmonë ndjekjen e një regjimi ushqimor sa më të shëndetshëm, për të ulur jo vetëm rrezikun e kancerit, por edhe të shumë sëmundjeve kronike.

Shkencëtarët theksojnë gjithashtu se kërkimet që tregojnë se kimikatet që prishin sistemin endokrin, të tilla si ftalatet dhe bisphenolet, që gjenden në paketimin e ushqimit janë zbuluar te njerëzit që konsumojnë sasi të larta të ushqimeve shumë të përpunuara.

Plastika e padukshme për syrin e njeriut, e gëlltitur nga ushqimi, uji dhe ajri mund të shkaktojnë efekte të pafavorshme shëndetësore pas gëlltitjes ose thithjes.

E megjithatë marrëdhënia midis ushqimit shumë të përpunuar dhe rreziqeve shëndetësore është mjaft e ndërlikuar dhe është e rëndësishme të mos vendosni shumë rezerva në këtë drejtim.

Si të qëndroni të sigurt

Përveç konsumit të ushqimeve organike, të freskëta, të plota, të përpunuara minimalisht, ka strategji të tjera që mund të kufizojnë ekspozimin tuaj ndaj kimikateve të tilla si:

-Reduktimi i konsumit të ushqimeve të konservuara.

-Kontrolli i numurit të riciklimit në paktetim. Numrat 3, 6 dhe 7 përfaqësojnë ekspozimet kimike që janë shqetësimi më i madh. Numri i riciklimit 3 do të thotë se plastika mund të përmbajë komponime ftalate, të cilat mund të ndikojnë në funksionin e testosteronit dhe metabolizmin e ushqimit. Numri 6 tregon stirenin, një kancerogjen i mundshëm. Shtata është kodi i riciklimit për bisfenolet që kanë pasoja për obezitetin dhe rreziqe të shumta për shëndetin e njeriut.

-Zgjedhja e qelqit në vend të plastikës kur përdorni mikrovalën etj. /AgroWeb.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.