Tensioni i lartë i gjakut ose hipertensioni, njihet edhe si “vrasësi i heshtur”, sepse simptomat janë të pakta.
Nëse nuk trajtohet, ai mund të rrisë rrezikun e dy prej shkaqeve kryesore të vdekjeve, që janë sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.
Medikamentet me recetë për tensionin e lartë të gjakut janë ndër trajtimet mjeku që mund t’ju rekomandojë.
Por nëse ju pëlqen të shijoni edhe një filxhan çaj xhenxhefil herë pas here, duhet të dini se ai mund të ndërveprojë me këto medikamente.
AgroWeb.org shpjegon shkurtimisht se si xhenxherfili mund të bashkveprojë me medikamentet e tensionit të lartë.
Antikoagulantët dhe Xhenxhefili
Edhe pse shpesh referohen si “hollues gjaku”, antikoagulantët në fakt nuk e hollojnë gjakun.
Ato rekomandohen sepse ndihmojnë në uljen e aftësisë së gjakut për t’u mpiksur.
Presioni i lartë i gjakut rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut, gjë që mund të çojë në sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.
Xhenxhefili gjithashtu mund të zvogëlojë koagulimin e gjakut dhe mund të ndërveprojë me antikoagulantë të tillë.
Bllokuesit e kanaleve të kalciumit dhe xhenxhefili
Bllokuesit e kanaleve të kalciumit trajtojnë presionin e lartë të gjakut duke penguar kalciumin të hyjë në zemër dhe enët e gjakut.
Në këtë mënyrë ato relaksojnë enët e gjakut dhe ndihmojnë në uljen e fuqisë së pompimit të zemrës.
Disa nga këto medikamente përfshijnë amlodipinën, diltiazemin dhe verapamilin.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, xhenxhefili në mënyrë të ngjashme mund të ulë presionin e gjakut.
Kështu që marrja e tyre së bashku mund të bëjë që presioni i gjakut të bjerë në nivele shumë të ulëta ose të çojë në rrahje të çrregullta të zemrës.
Këshilla
Nëse keni hipertension dhe jeni duke u trajtuar me medikamente të tilla si antikoagulantë dhe bllokues të kanaleve të kalciumit, mos konsumoni xhenxhefil pa këshillën e mjekut tuaj.
Mënyrat e tjera të sigurta që mund të provoni përfshijnë një regjim ushqimor të ulët në kripëra, yndyrna dhe karbohidrate të përpunuara.
AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni më tepër fruta, perime, drithëra, peshk, mish pa dhjamë dhe sigurisht të kryeni aktivitet fizik.
Por nëse po trajtoheni pa medikamente nën mbikqyrjen e mjekut tuaj, kërkoni këshilla për konsumin e çajit të xhenxhefilit.
Nëse mjeku e miraton përdorimin e tij, duhet të përdorni xhenxhefil të freskët dhe të papërpunuar.
Gjithashtu, ekstrakti i xhenxhefilit është i lartë në sheqer, i cili është një nga ushqimet që duhet të kufizoni kur keni hipertension./AgroWeb.org