Arsyeja Përse Kokrrat e Misrit nuk Treten në Stomak

3.6k 0

Misri i verdhë është një nga produktet më të konsumuara në mbarë botën.

Ai zakonisht konsumohet i pjekur në skara të vogla, ndërsa në stinët më të ftohta zihet dhe serviret i lyer lehtë me gjalpë.

Megjithatë, siç mund ta keni vënë re, një pjesë e madhe e misrave nuk tretet dot në stomak dhe arsyen e gjeni më poshtë duke lexuar në AgroWeb.org

Arsyet Përse Trupi Nuk e Tret Misrin

Misri përmban niseshte e cila kur drithi nuk është i bluar nuk tretet në stomak.

Në shumicën e rasteve, kur misri nuk përtypet mirë por thjesht gëlltitet kalon në aparatin tretës por del prej tij në formë të plotë.

Niseshteja e misrit është shumë rezistence njësoj si fibra tek disa fruta dhe perime.

Ekspertët thonë se fakti që kokrrat e misirt nuk treten në stomak është diçka pozitive.

Vlerat e Misri Për Shëndetin

Misri ofron një larmi vlerash për shëndetin e njeriut.

Ai përmban vitaminat B dhe C, së bashku me magnezin dhe kaliumin.

Misri ka më pak sheqer se molla

Misri i verdhë është i ëmbël, ndaj supozohet të ketë shumë sheqer.

Një kalli misër përmban të njëjtat kalori sa molla por më pak se një të katërtën e sasisë së sheqerit.

Ushqim për Mikrobiomën e Stomakut

Misri i verdhë ka sasi të larta të fibrës së patretshme që u bën mirë baktereve të mira në stomak dhe i ushqen ato.

Nuk Përmban Gluten

Shumë njerëz kanë tolerancë të kufizuar ndaj glutenit. Misri i verdhë nuk përmban gluten.

Në formën e miellit, misri përdoret për përgatitjen e makaronave pa gluten, një variant më i shëndetshëm në krahasim me alternativat e tjera.

Pasuri Fibrash

Shumica prej nesh kemi mungesë fibrash në organizëm. Si çdo perime tjetër, misri i verdhë është burim i jashtëzakonshëm fibrash që i bëjnë mirë sistemit tretës.

Përzgjidhni misrat në kallinj të mirëformuar me gjethe me ngjyrë të gjelbër dhe mustaqe të arta.

Informohuni për kohën e mbledhjes së kallinjve të misrit dhe blini vetëm ata që janë të freskët.

Kjo sepse me kalimin e kohës, kokrrat e misrit e transformojnë sheqerin në niseshte dhe humbasin ëmbëlsinë e tyre dhe shijen e lëngshme. /AgroWeb.org