Çfarë Ndodh me Organizmin kur Vuajmë nga Lodhja Kronike

4.2k 0

Besohet që rreth 17 milionë njerëz në botë vuajnë nga Sindroma e Lodhjes Kronike.

Megjithatë shkencëtarët mendojnë se ky numër është disa herë më i lartë.

Çfarë është Sindroma E Lodhjes Kronike?

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, njerëzit që vuajnë nga sindroma e lodhjes kronike thonë se lodhja nuk largohet kurrë pavarësisht përpjekjeve për t’u çlodhur.

Simptoma të tjera të kësaj sindrome janë:

  • Marramendja,
  • Vështirësia në përqendrim,
  • Harresa,
  • Acarimi i fytit,
  • Zmadhim i gjendrave limfatike
  • Dhimbje të pashpjegueshme muskulare ose kyçesh
  • Dhimbje koke,
  • Gjumë të keq
  • Drobitje ekstreme që zgjat mbi 24 orë pas një aktiviteti fizik ose mendor.
  • Probleme me të qëndruarit në këmbë ose ulur.

Prej shumë vitesh, simptomat e tilla nuk kanë qenë të mjaftueshme për tu kategorizuar si sëmundje.

Një person i prekur nga kjo sindromë mund të jetë i shëndetshëm dhe të mos ketë abuzuar asnjëherë gjatë jetës, por në një moment mund të kaplohet nga një grip i thjeshtë dhe krejt papritur të mos ketë fuqi të ngrihet nga krevati.

U deshën 35 vjet që mjekët të dëgjonin pacientët dhe të bindeshin që mes tyre ka diçka që nuk shkon edhe pse analizat dalin të gjitha në rregull.

Çfarë Ndodh Në Organizmin e Një Personi Që Vuan Nga Sindroma e Lodhjes Kronike

Analizat e hormoneve të trurit, rezonanca magnetike dhe skaneri i trurit në disa momente të caktuara tregojnë të dhëna jo normale tek disa njerëz që vuajnë nga kjo sindromë.

Abnormaliteti në këto të dhëna shfaqet në disa segmente të caktuara dhe nuk është i vazhdueshëm.

E njëjta gjë ndodh edhe me funksionet jetësore të trupit si temperatura, tensioni i gjakut, rrahjet e zemrës, frymëmarrja, lëvizja e zorrëve janë të gjitha përtej normales.

Sindroma e Lodhjes Kronike lë gjurmë edhe tek qelizat.

Njeriu është i gjallë për shkak të qelizave të cilat prodhojnë energji. Qelizat shfrytëzojnë oksigjenin për energji por edhe sheqernat, yndyrnat dhe proteinat nga ushqimet që hamë.

Tek pacientët që vuajnë nga Lodhja Kronike, qelizat hasin shumë vështirësi jo vetëm prodhim por edhe përdorim të energjisë.

Aftësia e qelizave për të marrë oksigjen dhe për ta kthyer në energji është difektoze gjë që pasohet nga drobitje e thellë fizike dhe mendore.

Sistemi imunitar i pacientëve që vuajnë nga ky problem kanë një sistem imunitar që është i aktivizuar gjatë gjithë kohës, a thua se është në një luftë të vazhdueshme.

Vjen një pikë që edhe imuniteti nuk mundet më.

Si Trajtohet Sindroma e Lodhjes Kronike?

Ekspertët thonë se çdo alternativë mjekësore për trajtimin e këtij problemi, konsiderohet thjesht si maja e ajsbergut.

Qëllimi i mjekëve është të zbusin dhimbjet pa përdorur qetësues të fortë.

Përveç medikamenteve, pacientët rekomandohet që të kryejnë aktivitet fizik por pa u stërmunduar.

Këtu përfshihet noti, ecja dhe biçikleta.

Ata duhet të ushqehen shëndetshëm me fruta, perime, barishte dhe të shmangin të ëmblat dhe kripën e tepruar.

Njerëzit që vuajnë nga këto dhimbje pa shkak, kanë nevojën e familjarëve dhe miqve që të motivohen për të vënë trupin në lëvizje.

Këto sëmundje shkaktojnë edhe rëndesë psikologjike që mund të trajtohet edhe me ndihmën e të afërmve./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.