Shëndeti i mirë i organizmit pa dyshim që reflektohet edhe në pamjen e jashtme të tij.
Këtu futen sigurisht flokët e shëndetshëm apo lëkura e mirë dhe e pastër.
Në ndarjen e vështirë midis flokëve dhe lëkurës së shëndetshme, në artikullin e sotëm nga AgroWeb.org do të flasim për një problem të flokëve që prek shumë persona.
Rënia e flokëve prek thuajse 85% të burrave pas të 50-tave dhe është kthyer në një problem të vazhdueshëm.
Në të gjithë botën numërohen rreth 35 milionë burra dhe 21 milionë gra të cilët vuajnë nga ndonjë sëmundje e këtij lloji.
Gjithsesi problemi i vërtetë është faktori kryesor që e ka kthyer rënien e flokëve në një shqetësim global.
Çfarë e Shkakton Rënien e Flokëve
Sipas mjekëve shumë nga shkaqet janë ende të paqarta, duke filluar që nga gjenetika, kujdesi i keq, trajtimi me produkte të forta apo medikamente.
Gjithashtu ka dhe një sërë sëmundjesh që mund të shkaktojnë si efekte anësore humbje të vazhdueshme e të menjëhershme të flokëve.
Megjithëse për përhapjen masive të këtij problemi mund të ketë një arsye specifike sipas ekspertëve.
Të dhënat për një faktor të ri ndikues, u prezantuan në Kongresin e 28-të të Akademisë Europiane të Dermatalogjisë dhe Venerologjisë.
Sipas të dhënave të publikuara çdo grimcë pluhuri, nafte apo benzine që lëshohet në ajër dhe futet në organizëm përveç shumë sëmundjesh të rrezikshme, shkaktojnë edhe humbjen e flokëve.
Ajri i ndotur, kryesisht nga nënprodhime industriale të fabrikave apo makinave, pasi futet në trup në vetëm 24 orë ul ndjeshëm nivelin e proteinës tek flokët.
Kështu rrënja bëhet më e dobët e delikate dhe flokët fillojnë të bien në mënyrë të papritur.
Konkretisht për rritjen e mirë dhe të shëndetshme të flokëve janë përgjegjëse proteinat ciklin D1, ciklin E dhe CDK2.
Të cilat sa herë që ekspozohen ndaj ajrit të ndotur ulin sasinë e tyre të prodhimit.
Efektet e Ajrit të Ndotur në Shëndet
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit të cilës i referohet AgroWeb.org, rreth 4.2 milion njerëz në të gjithë botën vdesin çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur.
Nivelet e larta të pluhurit apo kimikateve që makinat dhe fabrikat lëshojnë çdo ditë, bëhen shumë lehtë shkaktare të zhvillimit të sëmundjeve vdekjeprurëse.
Rreth 90% e popullsisë së globit sipas OBSH jeton çdo ditë në zona me ajër dhe natyrë të ndotur.
Ndaj problemi i flokëve dhe jo vetëm është shumë shqetësues dhe aktual./AgroWeb.org