Doni të Jetoni Gjatë? Kontrolli i Përditshëm që Duhet të Bëni

1.8k 0

Një nga faktorët e rëndësishëm që lidhen me jetëgjatësinë mund të vlerësohet në kohë reale! Me një veprim të thjeshtë ju mund të masni nivelet e sheqerit në gjak.

Se përse kjo është kaq e rëndësishme, AgroWeb.org ju fton ta zbuloni më poshtë.

Rëndësia e monitorimit të sheqerit

Përpjekja për të rritur jetëgjatësinë pa gjurmuar sheqerin në gjak është si të përpiqeni të udhëtoni nëpër Evropë pa një matës karburanti. Pra kontrolli i niveleve të sheqerit është një mjet i domosdoshëm.

Krahas kësaj, një nga gjërat më të rëndësishme është të ushqeheni mirë.

Studime të shumta kanë treguar se arrorët, erëzat, ushqimet me bazë bimore dhe konsumimi i moderuar i çajit dhe kafesë mund të ndihmojë.

Ushqimi i mirë do të rrisë nivelet e glukozës në qarkullimin e gjakut pa shkaktuar shqetësime që mund të jenë të rrezikshme.

Ju mund të shihni rritjen graduale të sheqerit nga monitorimit i tij dhe të merrni kënaqësi në kohë reale për zgjedhjet tuaja të përgjegjshme.

Orari dhe sasia e ushqimit që duhet të konsumoni

Ajo çfarë konsumoni por edhe koha dhe sasia e ushqimit mund të ndikojnë në jetëgjatësinë tuaj.

Nivelet e sheqerit në gjak luhaten gjatë gjithë ditës, por rriten shumë pas ngrënies.

AgroWeb.org ju këshillon të mos anashkaloni mëngjesin, kjo për të shmangur rritjen e tepërt të sheqerit pas drekës.

Disa njerëz mund të rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak me kufizim afatshkurtër të kalorive ose agjërim, por ju duhet të shmangni rreziqet që kjo mund të shkaktojë.

Prandaj është e rëndësishme të dini atë cka është “normale” për ju kur bëhet fjalë për sheqerin në gjak.

Shumë studime nënvizojnë rëndësinë e aktivitetit fizik për shëndetin kardiovaskular dhe jetëgjatësinë.

Sepse aktiviteti fizik ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Gjumi është një tjetër faktor që ndikon pothuajse në çdo aspekt të jetës, duke përfshirë edhe kohëzgjatjen e saj.

Por ndoshta çelësi më i rëndësishëm për jetëgjatësinë është mirëqenia juaj shpirtërore që është e lidhur drejtpërdrejt me sheqerin në gjak.

Ndaj të monitorini dhe të rregulloni nivelet e sheqerit në gjak mund të përmirësojë shumë gjendjen tuaj mendore dhe kështu jetëgjatësinë.

Faktorët që shkurtojnë jetën tashmë dihet se janë: të hani tepër, të pini duhan dhe shumë alkool.

Të gjitha këto janë mekanizma përballues të stresit, i cili gjithashtu është i lidhur me jetëgjatësi më të shkurtër.

Pra, ndoshta shëndeti mendor është më i rëndësishmi nga faktorët e përmendur që lidhen me jetëgjatësinë./AgroWeb.org