Frutat më të Mira për Njerëzit që Vuajnë nga Ulçera

2.9k 0

Ulçera e stomakut  është një sëmundje e dhimbshme që prek miliona njerëz në botë.

Bakteri Helicobakter pylori është shkaktari kryesor i dëmtimit të shtresës së stomakut, megjithatë ulçera mund të shkaktohet edhe nga abuzimi me aspirinë, ibuprofen e ilaçe të ngjashme.

Ulçera e stomakut trajtohet me medikamente që synojnë të pakësojnë dhe bllokojnë aciditetin në stomak.

Njerëzit që vuajnë prej saj duhet të tregojnë kujdes ndaj ushqimeve me aciditet të lartë, sepse ato përkeqësojnë simptomat.

Frutat Më Të Mira Për Njerëzit Që Vuajnë Nga Ulçera

Një nga frutat më të mira dhe të rekomanduara nga ekspertët për njerëzit që vuajnë nga ulçera është bananja.

Banania njihet si një frut me pak aciditet ndaj është një zgjedhje më e shëndetshme ndryshe nga qitro ose portokalli.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, banania ofron shumë përfitime për një person që vuan nga ulçera dhe jo vetëm.

Ajo është e pasur me vitaminën K e cila është shumë e rëndësishme por edhe fibër.

Fibra, sipas kërkimeve shkencore, ul rrezikun e shfaqjes së ulçerës.

Sipas ekspertëve, njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të hanë racione të vogla bananesh, dardhash dhe mollësh të paktën 15 minuta para vaktit për ta përgatitur stomakun për tretje dhe për të shmangur simptoma të problemeve të stomakut.

Përveç bananes, ekspertët veçojnë edhe manaferrën si një frut të përshtatshëm për njerëzit që vuajnë nga ulçera.

Manaferrat përmbajnë një substancë e cila quhet ‘elligataninë’ e cila zvogëlon inflamacionin në shtresat e brendshme të stomakut.

Sipas të dhënave të cilave u referohet AgroWeb.org, njerëzit që hanë manaferra rregullisht, pësojnë një zvogëlim prej 88 përqind të ulçerës në stomak.

Sa i përket frutave të thata, ekspertët veçojnë hidet.

Ata këshillojnë që njerëzit që kanë probleme me tretjen të hanë rregullisht hiden.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se hidet pakësojnë acidin gastrik dhe mbrojnë stomakun nga ulçera.

Hidet janë përdorur prej mijëra vitesh kundër problemeve me tretjen, dhimbjeve të stomakut, fryrjet dhe konstipacionin./AgroWeb.org