nga AgroWeb më 2 June, 2022
Idea e të ushqyerit shëndetshëm për disa njerëz nënkupton se duhet të heqin dorë nga shija. Kjo nuk është e vërtetë, sidomos në rastin e frutave të mëposhtme, që janë shembulli ideal i shijes dhe shëndetit. Ato duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor për të parandaluar një sërë sëmundjesh dhe për të ofruar […]
nga AgroWeb më 23 May, 2022
Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.i cili është thelbësor për shëndetin e organizmit. Ushqyerja është një faktor kyç për dobësimin dhe forcën e sistemit imunitar. Ushqime të caktuara mund t’i vijnë në ndihmë imunitetit, ndërsa të tjera jo vetëm që ia vështirësojnë punën atij por edhe […]
nga AgroWeb më 5 May, 2022
Dilema në përgatitjen e një lëngu të shëndetshëm të frutave qëndron në përfshirjen ose jo të lëkurave dhe farave të tyre. Përgjigja për këtë dilemë është se përfshirja e farave dhe lëkurave është e gjitha në varësi të frutit. Në ditët e sotme me përdorimin e shumë pesticideve dhe lëndëve kimike në rritjen e frutave, […]
nga AgroWeb më 24 March, 2022
Një ndër rregullat kryesore për një gjumë cilësor është kujdesi me ushqyerjen e tepërt. Ekspertët thonë se ngrënia përpara gjumit jo domosdoshmërisht luan rol në shtimin në peshë. Megjithatë sipas tyre, ushqyerja në orët e vona prish gjumin. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nuk duhet të hani ushqim të paktën 2-3 orë përpara fjetjes. Ky […]
nga AgroWeb më 22 December, 2021
Qumështi me fruta është për hir të të vërtetës një alternativë shumë e shijshme, që të ngop e të kënaq shpirtin. Një nga frutat që kombinohet mjaft mirë në shije me qumështin është bananja. Megjithatë, pavarësisht shijes, kombinimi i qumështit dhe bananes është i gabuar, madje konsiderohet i dëmshëm për shëndetin. Përse Është i Gabuar […]
nga AgroWeb më 1 December, 2021
Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja e stomakut janë kryesisht simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të ushqyerjes së keqe. Ka ushqime të caktuara të cilat shkaktojnë një fryrje artificiale të stomakut por edhe gazra të vazhdueshme dhe një ndjesi parehatie të madhe. Në shumë raste, fryrja e stomakut mund të eliminohet falë […]
nga AgroWeb më 31 August, 2021
Biotina është një vitaminë që tretet në ujë. Ajo është pjesë e kompleksit të vitaminave B dhe ndryshe njihet si vitamina H. Organizmi ka nevojë për biotinë që të transformojë ushqyes të dobishëm në energji. Ajo është e rëndësishme sepse është një përbërës i rëndësishëm i enzimave të trupit. Këto të fundit shpërbëjnë yndyrën dhe […]
nga AgroWeb më 27 August, 2021
Një nga këshillat më të rëndësishme që na kanë thënë gjyshërit është që të mos hamë shumë rëndë në mbrëmje nëse duam të flemë mirë. Këtë e konfirmojnë edhe studimet të cilave u referohet AgroËeb.org. Një prej syresh i publikuar në Wall Street Journal thotë se që të kuptojmë se si ushqimi ndikon tek gjumi, […]
nga AgroWeb më 25 June, 2021
Dhimbja e stomakut është e fortë, e mprehtë dhe shpesh të gjunjëzon. Ajo mund të trajtohet me medikamente të caktuara që shpesh kanë efekte anësore. Dhimbjet e stomakut dhe shkaqet e tyre Këto dhimbje mund të kurohen më mirë me kura dhe zgjidhje natyrale. Dhimbja shkaktohet nga problemet me tretjen ose inflamacioni kronik. Në disa […]
nga AgroWeb më 23 June, 2021
Nëse u befasuat nga titulli mos u habisni. Bananet shkaktojnë dhimbje stomaku por jo tek të gjithë. Arsyeja përse ndodh kjo besohet se ka të bëjë me alergjinë e stomakut, një çregullim i sistemit tretës ose për shkak të një infeksioni. E fundit por jo për nga rëndësia është se dhimbja mund të shfaqet për arsye se […]
nga AgroWeb më 3 June, 2021
Në larminë e ushqimeve që konsumojmë çdo ditë, ka produkte që treten shpejt dhe nuk të mbajnë të ngopur. Kësisoj, e gjejmë veten shpesh duke na kapur uria më shpejt dhe kërkojmë diçka për të ngrënë. Por përfundojmë duke ngrënë më shumë, e pastaj ndihemi të fryrë. Nga ana tjetër, ka disa ushqime të caktuara […]
nga AgroWeb më 20 May, 2021
Ulçera e stomakut është një sëmundje e dhimbshme që prek miliona njerëz në botë. Bakteri Helicobakter pylori është shkaktari kryesor i dëmtimit të shtresës së stomakut, megjithatë ulçera mund të shkaktohet edhe nga abuzimi me aspirinë, ibuprofen e ilaçe të ngjashme. Ulçera e stomakut trajtohet me medikamente që synojnë të pakësojnë dhe bllokojnë aciditetin në […]
nga AgroWeb më 26 April, 2021
Bllokimi dhe rrjedhja e hundëve është diçka frustruese në përgjithësi. Në ditët e sotme një gjë e tillë mundet shumë mirë të nxisë frikën e pabazë për ndonjë infeksion të mundshëm. Nëse përballeni me një situatë të tillë, përpiquni të mos arrini në konkluzione të gabuara dhe sigurohuni që nuk keni ngrënë disa prej ushqimeve […]
nga AgroWeb më 4 December, 2020
Diarrea është një nga shenjat paralajmëruese të organizmit që tregon se ky i fundit po përpiqet të eliminojë toksina. Diarrea është një problem që shkaktohet nga një virus, ndaj të cilit njeriu ekspozohet në mënyrë të vazhdueshme. Ky problem jo domosdoshmërisht zgjidhet me medikamente. Në shumë raste, diarrea mund të zgjidhet falë kurave natyrale sipas […]
nga AgroWeb më 24 April, 2020
Secili prej nesh ka gjetur mënyra nga më të ndryshmet për të përballuar izolimin në shtëpi në kushtet e pandemisë së COVID-19. Disa prej aspekteve që na bashkojnë si shoqëri janë ëndrrat e frikshme dhe miqësia e ngushtë me kuzhinën. Problemi qëndron se me hir e me pahir, njerëzit kërkojnë ushqime të pasura me sheqer, […]
nga AgroWeb më 5 April, 2018
Hekuri është një përbërës i rëndësishëm i hemoglobinës, substancës që gjendet tek rruazat e kuqe e që transporton oksigjenin nga mushkëritë në të gjithë trupin. Nëse organizmi nuk ka mjaftueshëm hekur, atëherë trupi nuk prodhon dot rruaza të kuqe të gjakut. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për ushqimet më të […]