Çdo ilaç, me apo pa recetë, shoqërohet me efekte anësore nga më të lehtat e deri më të rëndat për organizmin.
Përpos efekteve anësore, të cilat gjenden të renditura në letrën e përmbajtjes, pacienti duhet të tregojë kujdes edhe për përzierjen e ilaçeve me suplementë ose ushqime të caktuara që mund të ndërveprojnë negativisht në kurriz të shëndetit.
Në AgroWeb.org do të mësoni më shumë për gabimet që bëjnë shumë pacientë në konsumin e ilaçeve, gabime që shpesh janë shumë të rrezikshme për shëndetin.
Përzierja E Ilaçeve E Rrezikshme Për Shëndetin
Përzierja, ose marrja në të njëjtën kohë, e ilaçeve që përdoren për qetësim mendor me opiodiët sintetikë që jepen për varësinë ndaj drogës, është e rrezikshme për shëndetin.
Rreziku qëndron në faktin se secila prej këtyre ilaçeve mund të rrisë efektin qetësues të tjetrës.
I njëjti rrezik gjendet edhe tek përzierja e ilaçeve kundër dhimbjeve me suplementë të ndryshëm. Këta të fundit mund të kenë në përmbajtjen e tyre, substanca që ndërveprojnë negativisht me ilaçin tjetër.
Antibiotikët nuk duhen marrë në të njëjtën kohë me kontraceptivët sepse minimizojnë efikasitetin e tyre.
Njerëzit që marrin ilaçe për hollimin e gjakut duhet të tregojnë kujdes me konsumin e xhinsengut, një zhardhok i pasur në antioksidantë.
Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut nuk duhet të marrin tretësira për zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes që merren nga hunda.
Tretësira të tilla kanë tendencën të rrisin tensionin e gjakut.
Kalimi Nga Një Farmaci Në Tjetrën
Të qenit klient i një farmacie të vetme ka përfitime për shëndetin. Farmacisti juaj është në dijeni të plotë të ilaçeve që keni marrë në të shkuarën dhe atyre që po merrni në të tashmën.
Ky informacion është i vlefshëm sepse farmacisti mund edhe t’ju shpëtojë jetën duke ju treguar cili ilaç ndërvepron me tjetrin.
Nëse vendosni të ndërroni farmaci, sigurohuni që të keni informacion të plotë mbi kartelën tuaj të ilaçeve./AgroWeb.org