Gripi i Stomakut – Si të Dalloni Simptomat dhe Çfarë Duhet të Bëni

4.7k 0

Megjithëse një fenonem në dukje jo shumë i dëgjuar, në Shqipëri gripi i stomakut nuk është një problem shëndetësor i pazakontë.

Përkundrazi, gripi i stomakut është një problem shëndetësor, që sipas mjekëve prek shumë qytetarë, të cilët drejtohen për ndihmën përkatëse sidomos gjatë virozave.

Virozat gastrointestinale ose siç njihen ndryshe në termat e përditshëm mjekësorë si ‘gripi i stomakut’ është një problem shqetësues.

Së pari, ky problem prek shumë njerëz në pak kohë.

Konkretisht, mjekët ne Shqipëri konfirmojnë se në stinën e virozave, brenda një muaji mund të regjistrohen 8000 deri në 9000 raste me grip stomaku.

Kjo sëmundje nuk është shumë e rëndë në rast se tregohet kujdes për shëndetin.

Por në rastet se organizmi humbet shumë lëngje dhe elektrolite nga të vjellat apo diarea ajo mund të bëhet e rëndë, sidomos tek të vegjlit dhe të moshuarit.

Simptomat e Gripit të Stomakut

  • Gripi i stomakut është drobitës për të gjithë organizmin.
  • Simptomat më të forta të tij janë:
  • Të vjellat,
  • Dhimbje barku,
  • Diare,
  • Të përziera,
  • Temperaturë dhe ethe,
  • Dobësi,
  • Dhimbje muskujsh,
  • Rënie në peshë dhe humbje të oreksit.

Shkaqet Kryesore të Gripit të Stomakut

Gripi i stomakut shkaktohet nga shumë viruse dhe baktere.

Megjithatë, një prej shkaktarëve kryesorë është një virus i njohur si norovirus ose rotavirus.

Lexuesit e AgroWeb.org duhet të kuptojnë se ndonëse gripi stinor shoqërohet me probleme që prekin stomakun, ai nuk është i njëjtë me gripin e stomakut.

Gripi stinor prek rrugët e frymëmarrjes ndërsa gripi i stomakut është shënjestron vetëm këtë organ.

Zakonisht, gripi i stomakut shërohet vetë pas disa ditësh.

Megjithatë, AgroWeb.org ju këshillon të bëni kujdes, pasi ka raste kur infeksionet bakteriale zgjasin për më shumë kohë dhe nevojitet trajtimi me antibiotikë.

Bakteret që mund të nxisin gripin e stomakut janë salmonela ose E.Coli.

Edhe këto shqetësime largohen vetë pas disa ditësh.

Masat e Nevojshme Kundër Gripit të Stomakut

Nëse jeni prekur nga ky problem sigurohuni që të jeni të hidratuar.

AgroWeb.org ju kë shillon të pini ujë por mos e pini atë me shpejtësi.

Nëse do ta pini shpejt, do të nxisë më shumë të vjella dhe do të krijojë një rreth vicioz.

Nëse vuani nga diarea, konsumoni ushqime që mbledhin stomakun siç është buka e thekur, kompostoja e pjeshkës, tërshëra, kosi etj.

Shmangni ushqimet pikante dhe me shumë yndyrë.

Qëndroni larg alkolit dhe kafeinës dhe mbi të gjitha mbani një higjenë të fortë.

Gripi i stomakut është një sëmundje ngjitëse, ndaj lani duart shpesh./AgroWeb.org