Hekuri – Sasia e Lartë e Këtij Minerali Mund t’ju Shkurtojë Jetën

3k 0

Një studim i fundit në të cilin AgroWeb.org u bazua, zbuloi një lidhje të mundshme midis niveleve të larta të hekurit dhe jetëgjatësisë.

Studimi bashkoi të dhënat nga tre studime të mëparshme gjenetike, duke arritur një mostër të paparë prej më shumë se një milion njerëz.

“Duke përdorur gjenetikën, kemi zbuluar prova që tregojnë se nivelet e larta të hekurit në gjak , lidhen me një jetë më të shkurtër dhe më pak vite të jetuara me shëndet të mirë.”, tregon autori kryesor i studimit dhe analisti i të dhënave Paul Timmers, nga Universiteti i Edinburgut në Mbretërinë e Bashkuar.

Çfarë zbuloi studimi?

Studiuesit shqyrtuan ADN-në e individëve që jetuan një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, kundrejt atyre që përjetuan sëmundje të lidhura me moshën dhe madje edhe vdekjen në fillim të jetës.

Tek faktorët që u shqyrtuan, studiuesit zbuluan se si ndikojnë gjenet për të metabolizuar hekurin në trup. Kjo gjë që i bëri ata të hipotezojnë se nivelet e hekurit mund të luajnë një rol tek plakja.

Si mund të ndikojnë nivelet e hekurit në jetëgjatësinë tuaj?

Studiuesit zbuluan se predispozita gjenetike ndaj niveleve të larta të hekurit (e cila është kryesisht jashtë kontrollit tuaj), rrit mundësinë për të zhvilluar sëmundje të lidhura me moshën dhe si pasojë të shoqërohet me një jetëgjatësi të reduktuar.

Në thelb, ata me nivele të larta hekuri mund të kenë një rrezik të shtuar për të vdekur më të rinj.

“Dihet se një mungesë e hekurit në organizëm mund të shkaktojë një shëndet të dobët. Por për herë të parë, ne treguam se për shumicën e njerëzve një reduktim i hekurit në gjak, kur niveli i tij është i lartë, ka të ngjarë të jetë i dobishëm për shëndetin e tyre”, thonë studiuesit.

Por kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të konsumoni më mish të kuq ose të eleminoni ushqimet e pasura me hekur, por t’ju inkurajojë të bëheni më të vetëdijshëm për nivelet tuaja të hekurit në gjak.

Njerëzit kanë tendencë të humbasin aftësinë e tyre për të rregulluar nivelet e hekurit ndërsa plaken.  Kështu që kontrolli i rregullt i niveleve të hekurit tuaj mund të jetë i rëndësishëm për të pasur një shëndet optimal në moshë të vjetër, shprehen studiuesit./AgroWeb.org