Je Ftohur Apo je Me Grip – Si ta Dalloni dhe ta Kuroni

1.9k 0

E ftohura dhe gripi kanë shumë simptoma të përbashkëta.

Ndonjëherë është shumë e vështirë të bësh dallimin mes të dyjave duke u bazuar vetëm në këto simptoma.

Çfarë Duhet Të Dini Për Të Ftohurën dhe Gripin

Të dyja sëmundjet shkaktohen nga viruset, por këto viruse janë të ndryshëm.

Virusi ose viruset që shkaktojnë gripin shkaktojnë më shumë dëm në organizëm se viruset përgjegjës për të ftohurën.

Gripi dhe e ftohura janë sëmundje që prekin sistemin e frymëmarrjes.

Gripi është më i rrezikshëm dhe shkakton probleme serioze.

Çfarë Është Sëmundja e Të Ftohurës

E ftohura është një infeksion viral i pjesës së sipërme të sistemit të frymëmarrjes ku bëjnë pjesë: hunda, fyti, sinuset, trakea, laringiti dhe tubat bronkialë.

E ftohura shkaktohet nga të paktën 200 viruse të ndryshme që janë ngjitës dhe transmetohen tek të tjerët.

E ftohura ka një periudhë inkubimi nga një në shtatë ditë.

Kohëzgjatja e saj është 7 deri në 10 ditë por mund të zgjasë deri në dy javë.

Çfarë janë Virozat dhe Gripi ?

Gripi është një infeksion viral i sistemit të sipërm respirator ose atij të poshtëm që shkaktohet nga virozat.

Viruset shkaktojnë shumë dëme në rrugët e frymëmarrjes.

Gripi  është një sëmundje ngjitëse dhe ka një periudhë inkubimi nga një deri në katër ditë.

Gripi zgjat nga 5 ditë deri në dy javë në varësi të infeksionit.

Gripi ka potencialin të kthehet në një sëmundje deri vdekjeprurëse tek disa njerëz me imunitet të brishtë.

Shkaktarët dhe faktorët e rrezikut

Gripi shkaktohet nga viruse që i përkasin dy kategorive: viroza A ose viroza B

E ftohura zakonisht shkaktohet nga rinoviruset por janë rreth 200 viruse përgjegjëse për këtë sëmundje.

Faktorët e rrezikut për të dy sëmundjet janë të ngjashme.

Kontakti i afërm me një person të sëmurë. Ky kontakt arrihet nëpërmjet pështymës ose produkteve të prekura nga i sëmuri siç mund të jenë peshqirët, furça e dhëmbëve apo gota e ujit.

Kontakt me objekte të prekura nga i sëmuri siç mund të jetë doreza e derës e gjëra të tjera të përditshmërisë.

Rreziku është më i madh tek njerëzit me sistem imunitar të dobët.

Fëmijët dhe të moshuarit janë më të ndjeshëm ndaj këtyre viruseve.

Stresi, duhanpirja dhe mungesa e gjumit rrisin rrezikun e infektimit.

Njerëzit që nuk kryejnë vaksinën e gripit janë më të predispozuar të preken nga sëmundja për shkak të numrit të madh të viruseve

Si të bëni ndryshimin mes dy sëmundjeve

Në fazën fillestare të secilës prej sëmundjeve është e vështirë të bëhet dallimi, por me kalimin e ditëve situata është më e qartë.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, gripi shoqërohet me temperaturë ndërsa e ftohura rrallë herë.

Gripi shoqërohet me dhimbje të forta muskulare dhe dhimbje koke.

E ftohura shoqërohet me pak kollë, ndërsa në rastin e gripit kolla është më e rëndë.

Ndjesia e drobitjes është më e fortë në rastin e gripit.

Të dyja sëmundjet shkaktojnë lëndime të fytit dhe sekrecione në hundë.

Simptomat e gripit shpërthejnë për 3 deri në 6 orë, ndërsa të të ftohurës më ngadalë.

Simptomat e gripit janë më të egra në krahasim me të të ftohurës.

Kur Duhet Shkuar Tek Mjeku

Nëse keni vështirësi në frymëmarrje, lëndim të fytit, kollë me sekrecione me nuancë jeshile, dhimbje të kraharorit dhe temperaturë të lartë duhet të vizitoheni menjëherë.

Të moshuarit, gratë shtatzënë, njerëzit që vuajnë nga diabeti, fëmijët nën moshën 2 vjeçare janë më të rrezikuar nga gripi.

Trajtimet dhe Kurat e Shtëpisë

Kurat më të mira të shtëpisë kundër të ftohtit dhe gripit janë të ngjashme.

Zakonisht rekomandohen doza të larta të vitaminës C, qëndrimi në ajër me lagështirë, banjë me avull, gargarë me ujë me kripë, kompresa, çaj me mjaltë, limon dhe xhenxhefil e të tjerë.

AgroWeb.org ju kujton se kurat e shtëpisë zbusin simptomat e sëmundjeve por nuk i shërojnë ato.

A mund të parandalohen sëmundjet?

Gripi dhe e ftohura mund të parandalohen por kjo nuk është e lehtë sepse kërkon shmangien e çdo kontakti me sendet e prekura nga njerëz të tjerë potencialisht të infektuar.

AgroWeb.org ju rekomandon të lani duart rregullisht dhe të shmangni kontakte të afërta me njerëz të infektuar dhe sendet e prekura prej tyre./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.