Kafe me Qumësht – Zbuloni Përfitimet Shëndetsore

2.8k 0

Sipas një studimi të ri në të cilin AgroWeb.org u mbështet, kombinimi i proteinave dhe antioksidantëve mund të dyfishojë efektet anti-inflamatore në qelizat imune.

Ekziston një pije e thjeshtë që mund ta përfshini lehtësisht në rutinën tuaj të mëngjesit që mund të ndihmojë me disa simptoma si si ngurtësimi i kyçeve, problemet e tretjes dhe presionin e lartë të gjakut.

Për të zbuluar më tepër, AgroWeb.org ju fton të vazhdoni më tej me leximin.

Çfarë gjeti studimi

Në këtë studim të ri, hulumtuesit analizuan se si polifenolet, një klasë përbërësish që janë të mbushura me antioksidantë, reagojnë kur kombinohen me aminoacidet, që janë blloqet ndërtuese të proteinave.

Për të hetuar efektet e mundshme anti-inflamatore, studiuesit aplikuan inflamacion artificial në qelizat imune përpara se të injektonin disa qeliza me një kombinim të polifenoleve dhe aminoacideve. Qelizave të tjera iu dha vetëm polifenole, dhe një grup tjetër qelizash nuk mori asgjë.

Rezultatet ishin premtuese pasi qelizat imune të trajtuara me polifenole dhe aminoacide ishin dy herë më efektive në reduktimin e inflamacionit në krahasim me qelizat që merrnin vetëm polifenole. Në studim u tregua se polifenolet lidhen me proteinat që gjenden në produktet e mishit dhe produktet e qumështit.

Një rast ku njerëzit mund të konsumojnë këtë përzierje të mundshme anti-inflamatore do të ishte konsumi i kafesë me qumësht. Një kombinim i përkryer antioksidantësh nga kafeja dhe proteinash nga qumështi.

Ky reagim u gjet vetëm tek qumështi, kështu që është e paqartë nëse alternativat e tjera do të kishin të njëjtin efekt pozitiv.

Megjithatë ka mënyra të tjera se si mund ta konsumoni kombinimin antioksidant-proteinë, që mund të jetë efektiv edhe në reduktimin e inflamacionit. Ju mund t’i kombinoni këto elementë në një pjatë mishi me perime ose një lëngu me proteina.

Duke reduktuar inflamacionin, ju mund të çliroheni nga simptomat e tij të bezdisshme, duke përfshirë ngurtësimin e kyçeve, problemet e tretjes etj. Pirja e kafesë me qumësht mund të jetë në gjendje t’ju ndihmojë.

Nëse jeni duke luftuar me inflamacionin, bisedoni me mjekun tuaj për të diskutuar mënyrat më të mira për zbutjen e çdo simptome dhe për të përmbushur qëllimet tuaja shëndetësore. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.