Mesazhet e Fshehura të Ëndrrave – Si t’i Shpjegoni Ato?

1.5k 0

Psikoanalisti i njohur Zigmund Frojd i përshkruante ëndrrat si rruga e artë drejt të pavetëdijshmes dhe se përmbajtja e tyre mund të hedhë dritë në dëshirat e fshehura e të pandërgjegjshme të njeriut.

Ëndrrat janë një mister i vjetër po aq sa vetë njeriu.

Ato kuriozojnë  këdo duke ngritur iluzione apo duke i shtyrë njerësit të besojnë në bestytëni të caktuara.

Ekspertët thonë se disa ëndrra janë më të shpeshta se të tjerat dhe se mund të simbolizojnë vërtetë disa tema të caktuara që lidhen me jetën e përditëshme.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni shpjegimet bazë të disa prej ëndërrave më të shpeshta që mund të shohë njeriu në jetën e tij.

Rënia e Dhëmbëve

Ekspertët thonë se kjo ëndërr tregon që njeriu e ka të vështirë të kuptojë dhe përpunojë disa aspekte të jetës.

Ndjesia e Humbjes Në Shtëpi

Kjo ëndërr ka të bëjë me pamundësinë e gjetjes së një drejtimi në jetë.

Ekspertët thonë se ëndërruesi po kërkon për një përgjigje për jetën e vet në një shtëpi bosh.

Lakuriqësia

Ëndërrat që kanë të bëjnë me lakuriqësinë nënvizojnë faktin se njeriu është i brishtë ose ndoshta i papërgatitur për të kryer një detyrë.

Në disa raste dhe në varësi të asaj që ndodh në ëndërr, lakuriqësia tregon liri dhe fillime të reja.

Shtëpia e Fëmijërisë

Nëse ëndërroni shtëpinë ku jeni rritur, duhet të tregoni kujdes që të kuptoni se si ndiheni.

Ndjenja që ju jep një shtëpi e tillë është kryesorja për interpretimin e saj.

Ëndrra Sikur Ju Ndjek Dikush

Kjo ëndërr tregon se ju po i largoheni diçkaje me të cilën duhet të përballeni patjetër.

Ekspertët thonë se njerëzit që fshihen ose përndiqen në ëndërr kanë frikë të ekspozojnë veten tek të tjerët.

Ëndrra Sikur Fluturoni

Një ëndërr e tillë konsiderohet shumë e mirë.  Ajo tregon se ju po i arrini objektivat tuaj dhe po ecni drejt suksesit.

Nëse shihni një ëndërr të tillë, atëherë po kaloni një periudhë shumë të mirë.

Vdekja.

Ëndrra ku subjekti është vdekja është e frikshme.

Sidoqoftë, ekspertët thonë se një ëndërr e tillë tregon fundin e diçkaje ose një fillim të mirë.

Në rastet kur shikoni vdekjen e dikujt specifik kjo mund të jetë një paralajmërim por në shumë raste mund të jetë një mesazh për të ndihmuar personin në fjalë.

Ëndërr Sikur Je Këmbëzbathur

Një ëndërr e tillë është shumë interesante. Ajo tregon që mund të keni humbur drejtimin dhe me ndjesinë sikur jeni të papregatitur për rrugën që duhet të ndërmerrni.

Shtatzania

Përkthimi i kësaj ëndrre është në varësi të gjendjes suaj.

Nëse jeni beqarë, tregon dëshirën për një familje, ndërsa nëse jeni të martuar mund të tregojë frikë për diçka.

Udhëtimi

Ëndrrat për një udhëtim me avion, makinë ose tren tregojnë dëshirën për të ndryshuar diçka në jetën tuaj.

Megjithatë, kjo ëndërr është edhe pak kontradiktore sepse një interpretim tjetër thotë se ajo tregon që keni nevojë për ekuilibër.

Ëndrrat për Ishin

Këto ëndrra nuk janë aspak paralajmëruese. Thjesht mund të tregojnë se nuk keni hequr dorë akoma nga ish partneri juaj.

Nëse ëndërroni debatet që keni pasur me të, atëherë kjo ëndërr tregon se mes jush ka ende gjëra të pazgjidhura.

Tradhëtia

Ëndërrat për tradhëtinë tregojnë një mungesë besimi ndaj tjetrit.

Partneri juaj mund të mos jetë i vëmendshëm ndaj jush apo familjes.

Kjo ëndërr konsiderohet e mirë sepse nxjerr në pah nevojën për të rregulluar diçka në marrëdhënien në çift./AgroWeb.org