Ndotësit e rrezikshëm rreth nesh – Çfarë mund të bëni për të parandaluar ndikimin në shëndet

973 0

Ndotja e ajrit shkakton ose kontribuon në një sërë sëmundjesh shëndetësore.

Efektet e ndotjes së ajrit mund të variojnë nga vështirësitë e lehta të frymëmarrjes e deri tek problemet e rënda kardiovaskulare.

Gazrat dhe grimcat e dëmshme në ajër vijnë nga një sërë burimesh, duke përfshirë tymrat nga automjetet, tymin nga djegia e qymyrit ose gazit, por edhe tymi i duhanit.

Ka mënyra për të kufizuar efektet e ndotjes së ajrit në shëndet, megjithatë ndryshimi i rëndësishëm mbështetet në përmirësimet e cilësisë së ajrit në shkallë globale.

Në këtë artikull, AgroWeb.org ju njeh se si ndotja e ajrit mund të ndikojë në shëndetin tuaj.

Çfarë është ndotja e ajrit?

Ndotja e ajrit shkaktohet nga grimca të vogla që mund të jenë natyrale ose artificiale.

Gama e ndotësve të mundshëm nënkupton që ndotja e ajrit mund të prekë njerëzit si jashtë ashtu edhe brenda në shtëpi.

Ndotja e ajrit në ambinetet e jashtme shkaktohet nga:

grimcat nga djegia e qymyrit dhe gazit

gazra të dëmshëm, të tilla si oksidet e azotit ose dioksidi i squfurit

tymi i duhanit etj

Ndotja e ajrit në ambientet e brendshme shkaktohet nga:

  • kimikatet që përdoren në shtëpi
  • gaze të dëmshme, si monoksidi i karbonit ose radoni
  • materialet e ndërtimit, si plumbi ose azbesti
  • myku
  • tymi i duhanit etj

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndotësit që përbëjnë rrezikun më të lartë për shëndetin e një personi janë:

  • grimcat nga lëndët e ngurta dhe pika të lëngshme
  • dioksidi i azotit
  • dioksidi i squfurit
  • ozonit

Ekspozimi afatshkurtër

Ekspozimi afatshkurtër ndaj ndotjes së ajrit, mund të ndikojë në sistemin e frymëmarrjes sepse shumica e ndotësve hyjnë në trup përmes rrugëve të frymëmarrjes.

Mund të çojë në infeksione të frymëmarrjes dhe ulje të funksionit të mushkërive. Gjithashtu mund të përkeqësojë astmën tek njerëzit me këtë gjendje.

Ekspozimi ndaj dioksidit të squfurit mund të shkaktojë dëmtim të syve dhe traktit respirator, si dhe irritim të lëkurës.

Ekspozimi afatgjatë

Shumë studime e kanë lidhur ekspozimin e vazhdueshëm në ajër të ndotur me probleme serioze shëndetësore, e madje deri në vdekje të parakohshme.

Disa nga sëmundjet e rënda janë sëmundjet pulmonare kronike, kanceri në mushkëri, sëmundje kardiovaskulare që mund të shkaktojë goditje në tru dhe sulme në zemër, lindje të parakohshme etj.

Si mund ta reduktoni ekspozimin ndaj ndotësve të ajrit?

Kjo mund të bëhet duke kufizuar kohën kaloni në zonat e jashtme me cilësi të dobët të ajrit. Gjithashtu shmangi rrugët e ngarkuara nga automjetet.

Për të zvogëluar rrezikun nga ndotësit e ajrit në shtëpi, sigurohuni që ambienti të jetë i pastër dhe i ajrosur.

Pluhuri, myku dhe poleni mund të rrisin rrezikun e problemeve të frymëmarrjes.

Gjithashtu  mund të kontrolloni nivelet e radonit në shtëpi duke përdorur një komplet testimi. Përndryshe, punësoni një profesionist për të bërë këtë matje.

Ju mund të përdorni një detektor të monoksidit të karbonit për të monitoruar nivelet e monoksidit të karbonit në shtëpinë ose vendin e  punës.

Është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për ndotësit e mundshëm të ajrit si jashtë ashtu edhe brenda.

Qeveritë, bizneset dhe individët, të gjithë mund të ndihmojnë në minimizimin e ndotjes së ajrit.

Reduktimi i emetimeve nga automjetet dhe nivelet e ndotësve në atmosferë mund të përmirësojë cilësinë e ajrit dhe të jetës. /AgroWeb.org