Osteoartriti tek Moshat e Reja – Shenjat si ta Kuptoni dhe Parandaloni

3.1k 0

Osteroartriti njihet gjerësisht si një sëmundje e dhimbshme që prek kryesisht mosha e vjetra.

Dobëson kockat dhe strukturën lidhëse mes tyre, duke shkaktuar dhimbje dhe vështirësi në ecje apo lëvizje.

Rreth 75% e të moshurve sipas mjekëve, kanë në një moment të caktuar të jetës shenja të osteoartitit ose artritit.

Kjo sëmundje degjenerative prek veçanërisht kyçet e duarve apo të këmbëve, duke dëmtuar edhe kërcet e tyre.

Është një nga format më të përhapura të artritit dhe shfaqet si pasojë e plakjes së stukturës kockore.

Pavarsisht kësaj, shenja të ndryshme osteoartritit vihen re edhe tek mosha më të reja të cilët shpesh nuk diagnostikohen në kohë.

Duke e kthyer këtë në një problem shumë serioz për shëndetin e të gjithë organizmit.

Ndaj në këtë artiku AgroWeb.org ju tregon disa nga simptomat e hershme që osteoartriti tek të rinjtë shkakton.

Në mënyrë që të parandaloni dhe kuroni në kohë këtë sëmundje të dhimbshme.

Simptomat tek të rinjte

Osteoartriti tek të rinjtë mund të shfaqet që në të 20 e hershme dhe sigurisht edhe më vonë.

Ndërsa mosha mesatare në të cilën kockat nuk arrijnë të rigjnerohen më është mbi 55 vjeç.

Tek të rinjtë kjo sëmundje prek kryesisht gjunjët dhe pjesën e këmbëve.

Mund të shkaktohet si pasojë e dëmtimeve të jashtëme, ushtrimit të presionit duke mbajtur pesha të rënda apo obezitetit.

Simpatomat fillojnë që nga deformimi i pjesës së prekur nga osteoartriti.

Pra, kyçe, gjunjë apo gishtërinjë të deformuar dhe që dhëmbin  përgjatë viteve mund të jenë një shenjë e prekjes nga osteoartriti.

Një tregues tjetër i sëmundjes gjithashtu është nëse përjetoni shpesh bllokime apo dridhje të gjymtyrëve apo mesit.

Veçanërisht nëse këto bllokime apo dhimbje nuk ndalojnë edhe pasi pushoni për një kohë të gjatë apo merrni ndonjë ilaç qetësues.

Nëse këto dhimbje janë të vazhdueshme dhe periodike, kujdesuni të vizitoheni tek një mjek ortoped.

Si t’a parandaloni

Megjithëse sëmundjet e kockave si artriti dhe osteoartriti trashëgohen në familje, ka disa mënyra se si mund të zvogëloni rriskun e prekjes nga to.

E rëndësishme është të mbani një peshë trupore të duhur.

Që do të thotë të mos jeni mbipeshë për gjatësinë dhe përmasat e trupit tuaj, pasi obeziteti është një rrisk i vazhdueshëm në shfaqjen e sëmundjes.

Gjithashtu kini parasysh të mos ushtroni shumë presion mbi gjymtyrët tuaj, evitoni peshat e rënda dhe ushtrimet e renda fizike.

Nëse dhimbjet vazhdojnë edhe pasi keni ndryshuar stilin tuaj të jetesës, këshillohuni me mjekun për një diagnozë më të specializuar edhe nëse jeni në moshë të re./AgroWeb.org