Problemet me Shikimin – A e Dini Çfarë Bëjmë Gabim?

2.6k 0

AgroWeb ju sjell një renditje faktesh me shumë rëndësi për të mirëmbajtur shikimin.

Zbuloni çfarë bëni mirë dhe çfarë bëni gabim. Informacioni përfshin të dhëna shkencore që mjaft njerëz nuk i dinë ose neglizhojnë.

Lexoni dhe provoni veten.

Të parit e kompjuterit ose televizorit gjatë gjithë ditës do t’ju prishë sytë.

E Pavërtetë

Shumë kohë para ekranit mund t’i lodhë sytë tuaj, t’i thatë ata dhe t’ju japi dhimbje koke.

Por nuk ka asnjë provë shkencore që ato veprime çojnë në dëmtime të përhershme. Por, është një ide e mirë për të bërë shpesh pushim.

Ndiqni rregullin 20-20-20 që sjell AgroWeb.org: Çdo 20 minuta, hiqni sytë nga ekrani. Përqendroni sytë në një objekt të paktën 20 hapa larg për 20 sekonda.

Nëse nuk keni probleme kur lexoni ose i jepni makinës, nuk ka arsye për të kontrolluar sytë.

E Pavërtetë

Ju nuk mund ta kuptoni rënien e shikimit derisa ndodh dëmtimi. Sëmundjet serioze të syrit që vijnë me moshën, si glaukoma dhe perdet e syrit, shpesh fillojnë në moshën e mesme.

Bëni kontrollin e syve çdo 1 deri në 2 vjet. AgroWeb.org ju tregon se kjo është mënyra më e mirë për të gjetur problemet e shikimit dhe për t’i trajtuar ato sa më herët që të jetë e mundur.

Pirja e duhanit rrit rrezikun e zhvillimit të perdeve të syrit.

E Vërtetë

Nëse keni pirë duhan kur ishit të rinj, keni më shumë gjasa t’ju ndodhin perdet e syrit kur jeni më të vjetër.

Nëse shihni hije rreth dritave është normale.

E Pavërtetë

Nëse shihni hije, shkoni menjëherë te mjeku i syve. Të parit e hijeve sinjalizon probleme serioze të syve si katarakta, ku vizioni juaj bëhet i vrenjtur, ose glaukoma, ku presioni i gjakut rritet në sy dhe mund të shkaktojë verbëri.

Filmat 3-D janë të këqija për sytë tuaj.

E Pavërtetë

Nuk ka asnjë arsye që një film apo lojë video 3-D të dëmtojë shikimin tuaj.

Ju mund të keni dhimbje koke ose t’ju përzihet kur ekzagjeroni me filmat apo lojërat 3-D. Por nuk ka prova shkencore që dëmtoni shikimin.

Syzet e diellit janë për sytë njëlloj si kremi i lëkurës kundër djegies ndaj duhet t’i mbani ato.

E Vërtetë

Syzet e diellit nuk janë aspak për t’u neglizhuar. Ndriçimi rrit shanset për problemet e syve. Të parit direkt të diellit apo rrezeve të tij, mund të shkaktojë dëme të përhershme në retinë tuaj.

Si të zgjidhni syzet e duhura të diellit? Ngjyra e xhamit nuk ka rëndësi. Zgjidhni syze dielli që bllokojnë 100% të rrezeve UVA dhe UVB. Zgjidhni syze që puthiten mirë me tëmthat tuaj, pasi ato bllokojnë më shumë dritën.

Vizitohuni te mjeku i syrit nëse keni boshllëk ose humbje fokusi në mes të vijës tuaj të shikimit.

E Vërtetë

Boshllëku në qendër të shikimit tuaj nuk është normale. Shkatohet nga degjenerimi makular i moshës, një nga shkaqet më të zakonshme të humbjes së shikimit tek të rriturit.

Sytë bëhen më keq me kalimin e moshës.

E Vërtetë

Ju nuk mund ta kontrolloni moshën dhe plakjen. Mund të keni nevojë për syze kur lexoni ose i jepni makinës.

Por ka këshilla për të vonuar plakjen e shikimit: Hani shëndetshëm. Mos pini duhan. Mbroni sytë nga rrezet e diellit. Kontrollojini rregullisht sytë tuaj./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.