Produktet alternative si një zgjidhje me rrezik të ulët sipas ekonomistit Moscone

645 0

Në pararojë të iniciativave pa tym qëndron Suedia si një model suksesi jo vetëm për vendet e rajonit por dhe më gjerë në nivel ndërkombëtar. Reflektuar kjo nga ulja e prevalencës së pirjes së duhanit në nivelin rreth 5%, kuotë në të cilën një vend konsiderohet zyrtarisht pa tym.  

Suedia është pranë arritjes së kësaj kuote dhe suksesi i saj vjen falë përqafimit të strategjive të reduktimit të dëmit që parashikojnë përdorimin e produkteve alternative, si produktet me ngrohje si një formë më pak e dëmshme se cigaret tradicionale me djegie që çlirojnë tym dhe hi.  

Ekspertët e shëndetit i shohin strategjitë e reduktimit të dëmit si një zgjidhje alternative e cila ka dhënë rezultat pozitiv për shtetet që i kanë pranuar. Mjeku Italian, Ricardo Polosa shprehet se “Reduktimi i dëmit nga duhani është një pjesë përbërëse e politikave të kontrollit të duhanit dhe prova është se vendet që e kanë pranuar atë si Suedia, Norvegjia, SHBA, Zelanda e Re dhe Japonia kanë arritur rezultate shumë të mira në kontrollin e duhanit.’’ 

I ftuar në radion italiane ‘Il Sole 24 Ore’ Francesco Moscone, profesor i universitetit Ca Foscari dhe Brunel, autor i disa punimeve shkencore në fushën e reduktimit të dëmit e sheh promovimin e aktivitetit fizik, reduktimin e konsumit të alkolit dhe konsiderimin e produkteve alternative në rrugën për të lënë duhanin si një zgjidhje që mund t’i shpëtojë Shërbimit Kombëtar Shëndetësor Italian mbi 1 (një) miliard euro. Për më tepër, profesori tregon sesi një studim shkencor i tij nxorri në pah se nëse gjysma e duhanpirësve në Angli do të kalonin te produktet alternative, si vape ose produktet me ngrohje, shërbimi Shëndetësor Kombëtar Britanik do të kursente më shumë se 500 milionë paund çdo vit.  

Gjithashtu mjeku Polosa e sheh mos përqafimin e politikave të reduktimit të dëmit si një çështje mjaft serioze duke përmendur vendet e mëdha si India dhe Brazili të cilat janë të privuar nga zgjidhjet alternative të duhanit të cilat janë më pak të dëmshmë për konsumatorët. 

Njëkohësisht, Moscone duke folur në Radio Il Sole 24 ore e cilësoi rrezikun që vjen nga tregtia e paligjshme e produkteve të duhanit si tepër të lartë duke marrë shembullin e Australisë, Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.  

“Rreziku i tregut të paligjshëm është mjaft i lartë. Kini parasysh Australinë dhe Meksikën. Të dyja vendet zgjodhën të ndalojnë alternativat gjë që u përkthye në rritjen e informalitetit. Më lejoni të theksoj se ndalimi i produkteve nuk ka për të funksionuar kurrë. Ndalimi i alkoolit në SHBA në vitet 1920-1930 është gjithashtu një shembull për këtë gjë.”- argumentoi profesori i ekonomisë. 

Profesor Moscone e përfundoi intervistën, duke rekomanduar se në një botë ideale, duhet të fokusohemi më shumë në edukimin e të rinjve sesa në ndalimin e produkteve alternative. Gjithashtu të evidentojmë produktet me rrezik të lartë nga produktet me rrezik më të vogël dhe të shqyrtojmë nëse produktet me rrezik më të ulët mund të jenë të dobishme në procesin e lënies së duhanit.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.