Lëngu i Panxharit Bën Dëm në Disa Raste – Mësoni Efektet në Organizëm

7.7k 0

Lëngu i panxharit nëse pihet i pa përzier me ndonjë frut tjetër është i vështirë për t’u gëlltitur.

Megjithatë, besimi i patundur që ai përmirëson furnizimin e oksigjenit me oksigjen, e bën atë shpesh herë të nevojshëm.

Për fat të keq, panxhari përmban sasi të larta të oksalatit, një substancë që rrit rrezikun e formimit të gurëve në veshka dhe trazon stomakun.

Këto janë vetëm 2 nga problemet që mund të shkaktojë lëngu i panxharit të kuq në organizëm.

Ekspertët, sipas informacioneve të AgroWeb.org, rekomandojnë pirjen e moderuar të lëngut të panxharit për të shmangur efektet e mëposhtme.

Gurët Në Veshka

Njerëzit që vuajnë nga gurët në veshka, ose ata që janë të predispozuar të preken nga ky problem duhet të shmangin lëngun e panxharit.

Kjo ndodh sepse panxhari përmban shumë oksalat, që sipas informacioneve të AgroWeb.org, është një substancë nxitëse për formimin e gurëve në veshka.

Ulje Të Tensionit Të Gjakut

Lëngu i panxharit mund të ulë tensionin e gjakut.

Kjo veçori është diçka e mirë nëse ju përpiqeni të mbani tensionin në nivele të ulëta.

Por nëse ju merrni medikamente për uljen e tensionit dhe ndërkohë pini edhe lëng panxhari, atëherë tensioni mund të ulet në nivele të rrezikshme.

Trazira Në Stomak

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nëse lëngu i panxharit pihet në sasi të mëdha, atëherë ai mund të shkaktojë trazira në stomak.

Ky lëng përmban disa lloje karbohidratesh që janë problematike për njerëz që kanë një stomak ose zorrë të ndjeshme.

Për këtë arsye rekomandohet që lëngun e panxharit ta pini në sasi të vogla e të tretur me lëngje të tjera frutash që trupi të mësohet ngadalë.

Përmbajtje E Lartë E Sheqerit

Në 100 gramë panxhar gjenden 7 gramë sheqer.

Megjithatë, indeksi i glicemisë së panxharit konsiderohet mesatar.

Me fjalë të tjera, ju mund të konsumoni lëngun e panxharit për sa kohë nuk ka sheqerna të shtuara.

Për më tepër, duhet të siguroheni që regjimi juaj ushqimor është i ekuilibruar dhe i pasur me ushqime të tjera të shëndetshme e pa sheqerna.

Sasia e Rekomanduar: 1 Gotë Me Lëng Për 3 Herë Në Javë

Ekspertët rekomandojnë pirjen e tre gotave me lëng panxhari të përzjerë me fruta si mollë dhe karrotë, në një javë.

Ju duhet gjithmonë të konsultoheni me një mjek përpara se të merrni doza të larta të lëngut të panxharit.

Kjo sidomos në rast se jeni duke marrë barna për uljen e tensionit./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.