Sëmundjet E Veshkave – Ushqimet Me Kalium Që Duhen Shmangur Patjetër

3.2k 0

Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave, duhet të tregohen dorështrënguar me konsumin e kaliumit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, veshkat e kanë të pamundur të përpunojnë këtë mineral siç duhet.

Një gjë e tillë shkakton akumulimin e tepërt të tij në gjak.

Ushqimet E Pasura Me Kalium Që Duhen Shmangur

Nivelet e larta të kaliumit në organizëm mund të shkaktojnë probleme serioze shendetësore.

Këtu përfshihen çrregullimet e rrahjeve të zemrës, kontraktime të muskujve e të tjerë.

Mungesa e këtij minerali nga ana tjetër i dobëson ndjeshëm muskujt.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave duhet të kufizojnë ose shmangin një sërë ushqimesh.

Disa prej tyre janë arrorët, fasulet, legumet, patatet, bananet dhe shumicën e produkteve të bulmetit.

Në këtë listë përfshihen edhe avokado, ushqimet e kripura, të shpejta, të përpunuara, drithërat e plota, spinaqi, pjepri dhe lëngjet e perimeve.

Ushqimet Me Pak Kalium Që Duhen Konsumuar Më Shumë

Ushqimet që përmbajnë pak kalium, konsiderohen një alternativë më e sigurtë për njerëzit që vuajnë nga veshkat.

Ekspertët thonë se një regjim ushqimor me kufizime të kaliumit nënkupton konsumin e vetëm 2000 mg të këtij minerali në ditë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ushqimet me pak kalium përfshijnë mollët,  frutat e pyllit, rrushi, ananasi, shalqini, shpargu dhe brokoli.

Nuk përjashtohen as karrotat, lakra, kastraveci, orizi i bardhë, kungulleshkat e njoma dhe kungujt.

Megjithatë duhet të tregoni kujdes sepse nëse hani më shumë se një racion, do të dyfishoni sasinë e kaliumit në organizëm.

Sëmundjet Kronike Të Veshkave

Sëmundjet kronike të veshkave konsiderohen si pikënisja e humbjes graduale të funksionit të plotë të veshkave.

Këto sëmundje shkaktohen ndër të tjera edhe prej tensionit të lartë të gjakut dhe diabetit.

Në fazat e para të sëmundjes, pacienti mund të përjetojë lodhje, dobësi, enjtje të kyçeve, vështirësi në frymëmarrje, të përziera.

Njerëzit e prekur nga këto sëmundje duhet të tregojnë përkushtim dhe vigjilencë në konsumin e kaliumit.

Ata duhet të konsultohen me një mjek dhe dietolog për të përcaktuar regjimin më të përshtatshëm ushqimor për këtë sëmundje./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.