Sallatë Jeshile me Portokalle dhe Arra – Shije dhe Shëndet në Tryezë

3.4k 0

Sallata jeshile është një ushqim i shëndetshëm që nuk mungon në shumëprej tryezave shqiptare.

Ajo rekomandohet për trajtimin e problemeve me tensionin e gjakut, pagjumësinë, mungesën e oreksit, dhe përmirësimin e sistemit tretës në përgjithësi.

Në servirjen më të thjeshtë, sallata jeshile ofrohet duke u kombinuar me qepë dhe ullinj.

Ajo rekomandohet të shoqërohet edhe me domate, kastravec dhe avokado.

Sallata jeshile është tepër e shijshme jo vetëm në verë por në çdo stinë tjetër.

Ajo përshtatet shumë lehtë me shumë produkte të tjera, të ëmbla e të kripura.

Më poshtë do të mësoni një recetë të thjeshtë për sallatën jeshile me portokalle dhe arra që mund të përgatitet në vetëm pesë minuta.

Me këtë sallatë do të shuani urinë e drekës dhe do të konsumoni ushqyes të nevojshëm për trupin dhe trurin.

Sipas dëshirës mund ta pasuroni edhe me produkte të tjera që ju kënaqin syrin dhe shqisat.

Përbërësit:

  • 1 tufë e vogël sallatë jeshile
  • 1 lugë gjelle me lëng limoni
  • 1 lugë gjelle me uthull molle
  • 2 lugë gjelle me vaj ulliri
  • Një majë luge me kripë
  • Një portokalle
  • Djathtë të grirë parmixhan ose të bardhë
  • Çerek filxhani me arra të coptuara.

Udhëzimet

Lajini fletët e sallatës jeshile me ujë të bollshëm.

Pasi të jenë tharë nga uji, copëtojini në përmasa të pranueshme dhe hidhni në enën e sallatës.

Në një enë tjetër, përzieni lëngun e limonit, uthullën, vajin e ullirit dhe kripën.

Hidheni lëngun mbi sallatën jeshile.

Ndajeni portokallen në feta të vogla dhe hidheni mbi sallatë.

Djathin grijeni hollë ose priteni në copa sipas dëshirës.

Arrat copëtojini dhe sigurohuni që mos të jenë shumë të mëdha.

Hidhini mbi sallatë dhe përziejini të gjithë përbërësit me një lugë druri.

Servireni sallatën menjëherë ose mbajeni në frigorifer për deri në 2 orë.

Këtë sallatë mund ta konsumoni si pjatë kryesore ose mund ta shoqëroni me gatime të tjera të lehta.

Sallata jeshile me portokalle dhe arra ofron 10 gramë proteina, 59% të vitaminës A dhe 213% të dozës së rekomanduar të vitaminës C./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.