Dy studime klinike mbi migrenën kanë arritur në zbulimin historik se përdorimi i dy antitrupave arrin të ndryshojë aktivitetin e lëndëve kimike që shkaktojnë migrenën.
Studimet kanë treguar se geni kalcitoninë, një agjent kimik në tru është përgjegjës jo vetëm për dhimbjen e kokës por edhe ndjeshmërinë ndaj zhurmës dhe dritës në rastin e migrenës.
Disa kompani farmaceutike kanë rritur prodhimin e ilaçeve me antitrupa për migrenën.
Në fillim të studimeve klinike, 955 pjesëmarësit goditeshin nga migrena të paktën 8 herë në muaj.
Gjatë studimeve, pjesëmarrësit iu nënshtruan trajtimit me antitrupat farmaceutikë Erenumab dhe Fremeneuzumab.
Rezultatet treguan se të paktën 50 përqind e pjesëmarrësve të cilët morrën antitrupin Erenumab nëpërmjet injeksionit, përjetuan një përgjysmim të goditjeve të migrenës.
41% e 1130 pacientëve që morrën pjesë në studimin e dytë përjetuan përgjysmim të goditjeve të migrenës.
Shkencëtarët britanikë thanë se këto studime përbëjnë një qasje të re në parandalimin dhe zbutjen e goditjeve mujore të migrenës.
Të dhënat tregojnë se një në shtatë njerëz në mbarë botën përjeton rregullisht agoninë e migreës.
Shkencëtari Peter Goadsby nga qendra kërkimore NIHR i tha BBC-së se gjetjet e studimeve janë tejet të rëndësishme për kuptimin e sëmundjes dhe trajtimeve të saj.
Alternativa më e mirë kundër migrenës
Antitrupat e përdorur në këto studime nuk janë të vetmet ilaçe parandaluese kundër migrenës.
Disa prej tyre përfshijnë medikamente kundër epilepsisë, sëmundjeve të zemrës apo edhe botoksi.
Këto alternativa sipas shkencëtarëve nuk funksionojnë për të gjithë dhe kanë efekte anësore.
Shpresat e shkencëtarëve tani qëndrojnë në këto dy antitrupa të cilat nuk shoqërohen me efekte anësore.
Problemet me antitrupat është se ato janë shumë më të shtrenjta se çdo terapi tjetër kundër migrenës.
Migrena, sidomos ajo kronike është një nga shtatë problemet më të rënda që prek një njeri gjatë jetës/AgroWeb.org
Lini një Përgjigje