Treguesit e Fshehur të Stresit të Tepërt

1.6k 0

Hormonet e stresit të vazhdueshëm shkaktojnë kaos në çdo organ të mundshëm dhe nxisin reagime agresive inflamatore.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për treguesit e stresit, ndaj të cilëve duhet të jeni të vëmendshëm

Dhimbje Koke Në Fundjavë

Rënia e papritur e nivelit të stresit që mund të ndodhë në ditët e pushimit, nxit shpërthimin e migrenës, thonë ekspertët.

Sipas tyre, edhe në fundjavë njeriu duhet t’i përmbahet orareve të gjumit dhe të ngrënies së pjesës tjetër të ditëve për të minimizuar dhimbjet.

Dhimbje Të Nofullave

Kontraktimi i nofullave dhe kërcitja e fortë e dhëmbëve janë dy simptoma që shfaqen gjatë gjumit dhe përkeqësohen si pasojë e stresit.

Ëndrra Të Çuditshme

Kur njeriu është i qetë, ëndrrat zakonisht janë pozitive dhe ju ndihmojnë të ngriheni nga gjumi me humor të mirë.

Por kur stresi është në kulmin e tij, zgjimi i shpeshtë gjatë natës është i paevitueshëm dhe ëndrrat janë jo vetëm të çuditshme por edhe të frikshme.

Synoni të flini 7-9 orë gjatë natës dhe mos pini alkol apo kafe përpara gjumit.

Gjakosje E Mishrave Të Dhëmbëve

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë treguar se njerëzit e stresuar janë më të rrezikuar nga problemet me dhëmbët.

Nivelet e larta të kortizolit, hormonit të stresit, dëmtojnë sistemin imunitar dhe i çelin rrugën baktereve të mishrave të dhëmbëve.

Nëse punoni me orë të gjata dhe ushqeheni në tryezën e punës, mbani një furçë dhëmbësh me vete që t’i lani ato.

Dhëmbët mund t’i mbroni edhe duke kryer aktivitet fizik dhe duke fjetur mirë, thonë ekspertët.

Akne Të Papritura

Stresi nxit inflamacionin dhe shpërthimin e puçrave dhe akneve.

Kur jeni të stresuar përdorni kremëra qetësues që përmbajnë acid salicilik kundër akneve dhe për ushqimin e lëkurës.

Nëse lëkura nuk përmirësohet, atëherë këshillohuni me një dermatolog.

Dëshirë E Madhe për Ëmbëlsira

Stresi nxit dëshirën për ëmbëlsira, thonë të dhënat e AgroWeb.org

Kjo dëshirë vërehet më shumë tek gratë, sidomos ato gjatë dhe pas menopauzës.

Kruarje Të Lëkurës

Një studim i fundit zbuloi se njerëzit e stresuar vuajnë nga kruarja kronike e lëkurës.

Ndjenjat e ankthit dhe nervozizmit e përkeqësojnë këtë problem dhe nxisin edhe shfaqjen e ekzemës apo psoriazës.

Alergji Të Përkeqësuara

Njerëzit që vuajnë nga alergjitë dhe preken nga stresi, kanë një përkeqësim të simptomave të tyre.

Hormonet e stresit stimulojnë prodhimin e një proteine gjaku që shkakton reagime të ashpra alergjike.

Dhimbje barku

Stresi dhe ankthi shkaktojnë dhimbje stomaku, koke, shpine dhe pagjumësi.

Sipas disa teorive shkencore, të cilave u referohet AgroWeb.org, nervat e  stomakut dhe trurit shkëmbehen në rrugëtimin e tyre.

Kur truri reagon ndaj stresit, stomaku kap të njëjtin sinjal.

Kjo është arsyeja që aktiviteti fizik ndihmojnë në kurimin e këtyre dhimbjeve./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.