662 0

Gourmania: Vendi ku gjeni Bukë të Freskët Çdo Ditë dhe Ushqimet e Shportës Direkt nga Italia

“Nëse mbani ushqim të mirë në frigorifer, do të ushqeheni mirë” nisur nga kjo shprehje e famshme mbi të ushqyerin shëndetshëm nis edhe dilema apo vështirësia se ku mund ta gjejmë ushqimin e mirë.

Zgjedhja e ushqimeve në dyqane apo supermarkete është gjithnjë e më sfiduese për shkak të larmishmërisë së produkteve.

Prandaj në këtë artikull të AgroWeb do t’ju listojmë disa arsye se përsë blerjet në Gourmania janë më të duhurat që mund të bëni.

Pse duhet të zgjidhni Gourmania?

Konceptuar si një dyqan, furrë buke e market, Gourmania ofron një larmishmëri produktesh të zgjedhura për të gjithë konsumatorët.

Në Gourmania mund të bëni një ndalesë të shpejtë për të blerë çdo ditë bukë të freskët të llojeve të ndryshme.

Gjithashtu të konsumoni një vakt dietik e të shijshëm nga shefat e kuzhinës që ndodhet brenda në dyqan apo të blini diçka të shijshme për shtëpinë tuaj.

Por çfarë e dallon Gourmanian nuk është vetëm larmishmëria e produkteve, por edhe cilësia e tyre.

Mund të gjeni markat më të njohura Evropiane të cilat vijnë direkt nga Italia e të gjitha produktet e shportës duke nisur nga mielli cilësor, makaronat, salsat e ndryshme, sheqeri, vaji i ullirit biologjik apo uji cilësor.

Në Gourmania ju mund të gjeni kefir me shije të ndryshme, qumësht bimor Scotti, vaj ulliri biologjik OLITALIA, makaronat me grurë cilësor Durum Semolina, ushqime të shpejta vegane dhe pa gluten, pa vaj palme të sigurta për femijë dhe të rritur.

Makaronat Italiane integrale Garofalo makarona për femije, oriz Scotti, muesli për mëngjes , salca domatesh bio të gatshme me përbërësit që i duhen recetave tuaja nga marka STAR.

Gjithashtu mund të gjeni reçel bio të llojeve dhe shijeve të ndryshme si dhe açeton klasike Italiane Ponti që i jep më shumë shije sallatrave tuaja.

Një nga produktet më të veçanta që mund të gjeni në Gourmania është mielli Casillo dhe vaji i ullirit biologjik Zuchi, të certifikuar sipas standartit Evropian.

E gjithë filozofia e këtij dyqani është ofrimi i produkteve premium nga kuzhinat më të mira botërore e sidomos ajo Italiane për konsumatorin Shqiptar.

Duke ruajtur një balancë të njejtë në çmime, standart dhe siguri ku shpesh mund të gjeni edhe oferta mbi çmimet reale.

Padyshim një nga zgjedhjet më të zgjuara e të sigurta të pazarit të cilën e gjeni fare lehtë në zemër të Tiranës./AgroWeb.org