1.1k 0

Një furrë pjekëse apo një mikrovalë – Cila ju duhet më shumë?

Është periudha ku paisjet e kuzhinës vihen në përdorim më shumë se kurrë.

Festat e një pas njëshme, i ftohti i dimrit që ju mbyll në shtëpi e me siguri ju bën të gatuani më shumë e sigurisht dhurtatat ju bëjnë t’i ktheni sytë nga kuzhina.

E çfarë do të ishte një kuzhinë pa paisjet e vogla që e kompletojnë atë, për të përgatitur receta të shijshme deri në detaje.

Nëse po mendoni të blini vetëm një elektroshtëpiake të vogël apo të bëni një dhuratë që të afërmve tuaj mund t’ju hyrjë në punë gjatë  ne ju sugjerojmë të lexoni këtë artikull.

Dilema, furrë e vogël pjekëse apo mikrovalë?

Mikrovala është padyshim një nga lehtësirat më të mëdha të përgatitjes së ushqimit.

Sidomos kur ajo është e re dhe ofron një sërë funksionesh që arrijnë deri tek asipirimi, ngroja dhe vetpastrimi njejtë si furrat e mëdha.

Kjo paisje është e përshtatshme për ju sidomos nëse keni një stil jetese të shpejtë dhe ju pëlqen të ruani ushqimet e mbetura për më vonë.

Në mikrovalë mund të ngrohni çdo ushqim, me sasi dhe përmasa të ndryshme sipas kapacitetit të saj dhe procesi është më i shpejtë.

Furrat e vogla të cilat zakonisht përdoren për pjekjen e bukës janë paisje të ngjashme me mikrovalën, por mund të kenë funksione të ndryshme.

Ato kanë më shumë fuqi ngrohje, pjekje e ngrohin ushqimin nga jashtë brenda në këtë mënyrë sipërfaqja e ushqimit tuaj do të skuqet dhe do të ruajë nxehtësinë edhe në brendësi.

Furrë buke apo Mikrovalë?

Cila ju duhet ju?

Funksioni i paisjes duhet të përshtatet me kërkesat tuaja dhe stilin tuaj të jetesës.

Një furrë buke mund të ruajë shijen e ushqimeve si pasta ose pica veçanërisht për koret e picave të cilat zakonisht janë më të thatat të cilat mikrovala ka tendencën t’i thajë.

Tek mikrovala ushqimi kalon në rreze elektromagnetike krysisht me frekuencë 300MHz deri në 300 GHz. Këto valë lëvizin lart e poshtë, majtas dhe djathtas dhe përreth dhe janë në kontakt fizik edhe me ushqimin. Kjo bën që molekulat e ujit brenda grimcave të ushqimit të marrin energji dhe të gjenerojnë energji termike, e cila nxehet ose e gatuan shpejt ushqimin.

Kjo do të thotë që furra me mikrovalë funksionon më mirë për ushqimet me përmbajtje më të lartë uji ose yndyre. Një shembull do të ishte supa, gjella orizi, peshku ose mishi i pulës.

Diferenca në çmime

Të dy këto paisje janë mjaft të ngjashme, si në pamje ashtu edhe në funksione. Në treg ato gjithashtu mund t’i gjeni me çmime të pëarfërta që nisin nga 7000 lekë deri në 20000 – 30000 lekë.

Gjithnjë në varësi të markës, vitit të prodhimit, funksioneve dhe lehtësirave që paisja ofron.

Zgjedhja përfundimtare ju takon ju dhe asaj çfarë gatuani me shpesh. E menduat se cilën do të zgjidhnit sipas këtyra specifikave?/AgroWeb.org