Domatet janë një nga produktet më të përdorura në kuzhinë, sidomos në atë mesdhetare.
Jo vetëm kokrrat e kuqe por edhe salca e tyre mund të gjendet pothuajse në çdo shtëpi, e kjo falë përfshirjes në receta nga më të ndryshmet.
Duke qenë një produkt kaq i përdorur, nuk është çudi që në raftet e marketeve të gjeni me shumicë lloje të ndryshme salcash.
AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa këshilla të thjeshta, që ju vijnë në ndihmë për të dalluar se si të zgjidhni një produkt me cilësi të mirë.
Si të zgjidhni një salcë të mirë domatesh
Ndër markat pak a shumë të njohura, po listojnë disa masa paraprake që duhen marrë parasysh:
Origjina e domateve
Sipas ligjit, origjina e domateve duhet të tregohet në etiketë.
Meqenëse Italia është një nga prodhuesit kryesorë, do të ishte më e arsyeshme të zgjidhnit një salcë të me origjinë nga ky vend.
Megjithatë edhe nëse produkti nuk vjen nga Italia, por në të tregohen të gjitha cilësitë që garantojnë garanci, zgjedhja mbetet e mirë.
Kontrolloni gjithmonë nëse vendi i kultivimit dhe ai i përpunimit (ose konservimit) përkojnë, sepse është një tregues garancie.
Ky lloj etiketimi tregon se pureja është bërë nga domate të freskëta dhe jo të ndenjura ose të transportuara nga një vend në tjetrin për tu përpunuar.
Ngjyra dhe përbërësit e salcës
Ju gjithashtu duhet t’i kushtoni vëmendje ngjyrës së salcës, e cila duhet të jetë e gjallë, uniforme, jo shumë e ndritshme apo tepër e zbehtë.
Gjithashtu përbërësit si acidit citrik (konservues) dhe kripa, nuk duhet të jenë në doza të larta.
Kontrolloni vakumin
Një masë tjetër paraprake është që gjithmonë të siguroheni që ena të mos jetë e mbushur me ajër, në mënyrë që të garantohet ruajtja maksimale e produktit.
Për ta bërë këtë, thjesht shtypni kapakun në pjesën qendrore: nëse nuk bën zhurmë, mund të vazhdoni me blerjen.
Por nëse dëgjojmë një klikim, do të thotë që ajri ka hyrë brenda dhe produkti mund të mos jetë aq cilësor sa duhet.
A është i rëndësishëm viti i prodhimit?
Viti i prodhimit nuk është një faktor për t’i dhënë shumë peshë. Meqenëse produkti është i pasterizuar dhe i paketuar në vakum, ai mund të ruhet për dy ose tre vjet.
Kushtojini vëmendje kodit
Shishet kanë një kod informacioni për periudhën e prodhimit, që të kuptoni nëse domatja është përpunuar apo jo në mënyrën më të mirë.
Përveç vitit të prodhimit që tregohet me një shkronjë: J për 2019, E për 2020 dhe U për 2021, tregohet edhe një numër që i referohet ditës së vitit në të cilin është prodhuar produkti.
Duke qenë se domatja është një produkt sezonal (ndërmjet korrikut dhe tetorit), mund të kuptoni nëse ajo ka qenë apo jo e freskët përpara përpunimit.
Nëse tregohen numrat ndërmjet ditëve 190-290, pra tre muajt e kohëzgjatjes së së vjeljes, salca është bërë nga domatja e freskët.
Për të dhënë një shembull praktik, nëse në paketim tregohet kodi E207, do të thotë që është prodhuar dhe shitur në ditën e 207-të të 2020.
Do të thotë më 26 korrik. Shkronja L, nga ana tjetër, tregon për një kohë më të gjatë prodhimi. /AgroWeb.org