2k 0

Furrat Që Pastrohen Vetë – Zgjidhja Që i Jep Fund Vështirësive të Kuzhinës

Pastrimi i furrës është një nga procedurat më të vështira në kuzhinë dhe jo një nga të preferuarat. Krahas kësaj, edhe koha që merr pastrimi i furrës na kushton.
Nëse mund ta pastroni furrën tuaj pas çdo vakti, urime, ju jeni një hero i vërtetë. Por, edhe nëse e bëjmë zakon, furra ka nevojë për pastrim të thellë pas disa përdorimesh për ta mbajtur atë në kushte perfekte.

AgroWeb në bashkëpunim me kompaninë Elektromagjia, lider në tregun e elektroshtëpiakeve, sjell për lexuesit këshillat më praktike si dhe një lajm të ri që do t’ju gëzojë të gjithëve!

Alternativat e zakonshme dhe këshillat praktike për pastrimin e furrave

Pervecse procesi i pastrimit te furrave eshte i lodhshem dhe i bezdisshem, pastruesit e zakonshëm të furrave janë edhe toksikë, jo vetëm për njerëzit, por edhe për mjedisin. Ju duhet të lexoni udhëzimet para përdorimit dhe të jeni të mbrojtur. Pastruesit e furrës mund të shkaktojnë djegie ose acarime të lekurës. Prandaj, kujdesuni të zgjidhni pastruesit e duhur, si dhe pastrues specifik për pastrimin e pjesës së jashtme.

Një zgjedhje tjetër është pastrimi i furrës me produkte natyrale. Uthulla, soda e bukës ose limoni mund të jenë disa zgjedhje të mira për të hequr njollat e vështira. Këto produkte kanë nevojë të qëndrojnë gjatë që pastrimi të bëhet mirë, ndonjëherë edhe gjatë gjithë natës. Por, ato janë plotësisht miqësore nga ana ekologjike krahasuar me pastruesit e zakonshëm të furrës.

Në të dy rastet, sigurohuni që të hiqni çdo pjesë të mbetur të produktit pastrues në mënyrë që ushqimi të mos ketë shije të çuditshme. Mos harroni të përdorni lecka të buta për pastrimin e sipërfaqes së furrës që të mos e gërvishtni materialin.

Për të ndihmuar ndjekësit tanë, AgroWeb në vijim të bashkëpunimit me ekspertë të kompanisë Elektromagjia, e cila mundëson për Shqipërinë markat më të mira botërore të elektroshtëpiakeve si Miele, Teka dhe VOX Electronics, sjell edhe një informacion të plotë mbi zgjidhjet inovative të teknologjisë për mirëmbajtjen e furrave.

Vetë-pastrimi

Modelet më të fundit të furrave përfshijnë një nga funksionet më të kërkuara nga konsumatorët: vetë-pastrimi. Falë inovacionit të pajisjeve, furrat me vetë-pastrim janë shumë të zakonshme dhe kanë shumë alternativa të përballueshme ekonomikisht.

Sistemi HydroClean

Sistemi i patentuar Hydroclean ndihmon në pastrimin e furrës me avull. Me një temperaturë më të lartë se zakonisht, furra e kthen ujin në avull duke hequr papastërtitë e sipërfaqes. Edhe një herë, vetëm me një prekje, mund ta mbajmë furrën tonë të pastër dhe të heqim pjesën tjetër të ushqimit me një leckë të lagur.

Nëse po mendoni të ndryshoni furrën tuaj, mendoni gjithashtu për atë që ju nevojitet vërtet në shtëpi dhe për kohën tuaj, për të zgjedhur një pajisje që ju ndihmon të optimizoni konsumin dhe pastrimin.

Piroliza

Piroliza është një hap i rëndësishëm në teknologjinë e pajisjeve elektroshtëpiake.
Një sistem i përfshirë në shumicën e furrave moderne, piroliza është një procedurë gjatë të cilës furra arrin temperatura shumë të larta në një periudhë të shkurtër kohe. Kjo eliminon çdo mbetje të ushqimit dhe e kthen atë në hi, diçka që mund të hiqet lehtësisht me një leckë.
“Pirolizë” gjithashtu do të thotë edhe më pak konsum të energjisë.

Dual Clean: dy zgjedhje pastrimi në të njëjtën furrë

Sistemi DualClean paraqet dy mundësi të ndryshme pastrimi të disponueshme në të njëjtën furrë. Ne kemi shkruar më lart për opsionet e ndryshme të vetë-pastrimit për të zgjedhur më të mirën për jetën tonë të përditshme dhe këtu, ne mund të gjejmë një kombinim të të dyve në vetëm një pajisje.
Një vakt familjar i një të Diele ose një tortë e fundjavës kanë nivele të ndryshme të papastërtisë. Dhe ne vetëm duhet të zgjedhim alternativën e duhur të pastrimit për një fund të lumtur.
Dhe tani po, ne mund ta shijojmë kohën tonë pa u kujdesur për planifikimin se kur dhe si ta pastrojmë furrën.

Mjafton një buton për ta bërë atë të funksionojë!

Janë të gjitha këto detaje që ekspertët rekomandojnë për kujdesin që ne duhet të tregojmë për elektroshtëpiaket që patjetër duhet të kemi në shtëpi.

Për më shumë detaje rreth furrave mund të drejtoheni në faqen zyrtare në Facebook, këtu.

Nëse keni pyetje apo ju duhet një këshillë ekspertësh për elektroshtëpiake të reja që doni të blini për shtëpinë tuaj mund të drejtoheni në faqen zyrtare në Facebook të kompanisë Elektromagjia./AgroWeb.org