3.5k 0

“Panetone Shqiptare” – Trendi i Pastiçerive Këtë Fundvit

Festat e fundvitit pa dyshim lidhen 3 gjëra: atmosferë, ushqim të mirë dhe dhurata ku një vend të rëndësishëm e zë padyshim edhe ushqimi. Traditat që ndjekin vit pas viti këtë periudhë të vitit janë thuajse të pandryshueshme dhe të dashura për të gjithë pavarisht nga cili vend i botës vijnë.

Kështu ka nisur në vendin tonë edhe shijimi i traditës italine të panetones së famshme e cila përgatiet veçanërisht gjatë periudhës së Krishtlindjeve. Panetonja është një ëmbëlsirë me bazë brumin e ardhur, frutat e thata dhe sheqerin e pluhurit nëse ju dëshironi.

Historia e saj nis me një recetë shumë të thjeshtë e cila është pasurar me kohën edhe në vendin tonë. Trendi i të gjithë pastiçerive krahas ëmbëlsirës më të preferuar të Shqiptarëve që është bakllavaja kanë qenë edhe panetonet e përgatitura vetë.

Një risi të cilën në vitet e kaluara nuk e kemi pasur shumë prezente si një produkt i vetë pastiçerive e madje edhe firmave të njohura. Prandaj në këtë artikull do të rendisim për ju panetonet më të famshme të Shqipërisë, përgatitur nga vetë pastiçierët tanë.

  • Panetone nga Pastiçeri Delikatesë

Pastiçeri delikatesë është një nga më të njohurat në vend pasi ruan emrin e shefit të njohur Sokol Prenga. Ndonëse ka disa vite që në Delikatesë përgatitisn panetone të shijeve të ndryshme,kombinimet edhe këtë vit nuk kanë zhgënjyer.

Panetone me çokollatë

Panetone me krem të freskët fistikësh

Në Pastiçeri Delikatesë ju mund të gjeni panetone klasike me fruta të thara si rrush, qitro dhe limon, me çokollatë, shije fisiku apo me portokall dhe çokollatë. Procesi i përgatitjes së këtyre pnetoneve zgjat 32 orë ku pasurohen me aroma të sjella nga India, Madagaskar, Azia dhe Kreta. Panetonja më e veçantë e cila është ajo me fitstikë vjen me kavanozin e saj të fistikëve të freskët i cili përdoret për të lyer fetët e panetones dhe për ta shijuar atë.

Çmimi i një panetone është 1,300 lekë dhe ju mund ta porosisni ose ta blini direkt në dyqan.

  • Panetone nga MonAmour

Një nga pastiçëritë më të vjetra të Tiranës ka sjellë për tregun opsionin e saj të panetones. Atë mund ta gjeni me çokollatë të zezë, të bardhë dhe fistikë. Ato vijnë me copa çokollate ose fistikësh në brendësi. Çmimi varion nga 2500 deri ne 3500 lekë.

Panetone me copa çokollate

  • Panetone nga Class

Për të kompletuar eventet e fundvitetit, Class ka menduar të sjellë edhe panetonet e saj të përsonalizuara. Me shije çokollate dhe fistikësh të ërgatitur në mënyrë artizanale dhe shpërndarje porosish në të gjithë botën. Veçantia e tyre qëndron tek mbushja e bollshme me krem brenda dhe jashtë. Secila nga shijet kushton 5900 lekë dhe mund ta porosisni kudo ku ndodheni.

Panetone me çokollatë

 

  • Panetone nga Pastiçeri Lika

Me një traditë të gjatë në përgatitjen e ëmbëlsirave tradicionale e famshme për bakllavanë e saj, tek pastiçeri Lika prej disa fundvitesh mund të blini edhe panetone të freskët të përgatitur nga vetë pastiçierët.

Panetone me fistik

Panetonen artizanale nga Lika mund ta gjeni me shije fistikësh, klasike dhe me çokollatë e më copëza çokollate.

  • Panetone nga Yogurteria

Kjo panetone mund të mbërrijë tek ju në çdo kohë në 24 orë të ditës. Yogurteria është një nga baret dhe pastiçeritë të cilat kanë sjellë panetonen artizanale sipas recetës së tyre këtë fundvit. Panetone mini apo me madhësi të zakonshme i gjeni me shije fistikësh, çokollate apo lajthie.

Mini panetone me fistik

Duke qenë se ky trend i panetoneve është përqafuar pothuajse nga të gjithë pastiçeritë e mëdha të vendit me siguri prova i’a vlen, por zgjedhja ju takon ju mes laternativave vendase apo atyre të markave të njohura importuar nga jashtë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.