Sallatat e përbëra nga zarzavatet me gjethe jeshile kanë vend në çdo vakt të ditës, duke filluar që nga baza për sallatave të ndryshme e deri tek të qenurit një përbërës për lëngje të pasura në vlera.
Për fat të keq, këto zarzavate shpesh prishen në momentin kur i nxirrni nga rafti.
Dhe nëse nuk dëshironi që ato të prishen brenda një kohe të shkurtër, ndiqni mëposhtë këshillat e AgroWeb.org, për të ruajtur freskinë e tyre për një kohë më të gjatë.
Zgjidhni gjithmonë produktin më të freskët
Kur jeni duke bërë pazar, bëni një kontroll të plotë të produktit dhe zgjidhni vetëm marulet që janë të freskëta.
Zgjidhni më të fortat
Jo të gjitha zarzavatet janë të barabarta. Për shembull, zarzavatet delikate si rukola dhe spinaqi kanë një kohë më të shpejtë prishjeje.
Nëse jeni duke kërkuar për opsione me jetëgjatësi më të madhe, zgjidhni ato që janë më të forta, si për shembull lakra jeshile.
Largoni lagështirën
Një truk i thjeshtë për të shpëtuar sallatën është që me anë të një peshqiri të largoni prej saj lagëshitnë. Ky hap i thjeshtë është vërtetuar se ndihmon në parandalimin e prishjes.
Ruajeni në një enë hermetike
Ju mund të përdorni një enë plastike hermetike për t’i shtuar jetëgjatësinë sallatës jeshile.
Sigurohuni që frigoriferi po punon me temperaturën e duhur
Meqenëse frigoriferi juaj do të bëjë pjesën më të madhe të punës, sigurohuni që temperatura të jetë nën 4 gradë Celsius.
Përdorni sirtarët e poshtëm të frigoriferit
Mbani frutat dhe perimet tuaja në sirtarët e poshtëm, sepse ato janë për të çliruar larguar gazin dhe lagështinë që përshpejton prishjen. /AgroWeb.org