Dallimi Midis Pastës dhe Puresë së Domates – Si t’i Përgatisni

1.2k 0

Dallimi kryesor midis puresë dhe pastës së domates është tekstura e tyre.

Pureja e domateve është një pure e trashë domatesh të gatuara dhe është pak më pak më e lëngshme se pasta e domateve.

Mund të përdoret në vend të salcës së domates ose si bazë për të filluar salcën tuaj.

Pasta e domates, përbëhet nga domate të koncentruara.

Në dyqan, do të gjeni kanaçe të vogla, kavanoza ose tuba me pastë domatesh të cilat në listën e përbërësve duhet të përmbajnë vetëm një gjë: domatet.

Nëse dëshironi të bëni purenë tuaj, lloji i domateve që do përdorni është i rëndësishëm, ato nuk duhet të jenë me shumë lëng.  Sidoqoftë, ju mund të përdorni çdo lloj domateje që preferoni.

Si të përgatisni pure domatesh

Për të bërë një pure domatesh, filloni duke përgjysmuar domatet dhe hequr farat.

Por nëse dëshironi të bëni pure pa lëkurë domatesh, qëroni të gjitha domatet para se t’i hiqni farat.

Vendosini domatet në një tenxhere të madhe mbi nxehtësinë mesatare dhe lërini të ziejnë.

Kur të fillojnë zierjen, ulni nxehtësinë në minimun dhe lërini derisa domatet të lëshojnë lëngun e tyre dhe të zbuten.

Më pas domatet kalojini në një mikser dhe përpunojini derisa të formohet një masë kremoze.

Kalojeni purenë e domateve në një enë hermetike ose në qese plastike dhe ruajeni në frigorifer.

Pureja e domates mund të përdoret si bazë për salcën ose si përbërës për makaronat, supën apo gjellë të ndryshme që dëshironi.

Si të përgatisni pastë domatesh

Nëse po kërkoni të bëni një pastë domatesh, siç u tha edhe më sipër AgroWeb.org ju sugjeron të përdorni domate që nuk kanë shumë lëng.

Kështu pasta juaj do të jetë kremoze mjaftueshëm.

Filloni duke ndarë domatet në katërsh dhe duke i vendosur në një tenxhere.

Shtoni dy lugë gjelle vaj ulliri dhe gatuajini në zjarr mesatar derisa domatet të zbuten.

Pasi të jenë zbutur shtypini domatet dhe kalojini nëpër një sitë për të hequr farat dhe lëkurat.

Më pas trasferojini në një enë dhe aty shtoni 2 lugë çaji kripë dhe 2 lugë gjelle lëng limoni.

Tulin e domates hapeni në fetët për pjekje dhe vendoseni në një furrë të parangrohur në 170 gradë Celsius.

Piqeni duke e kontrolluar çdo 30 minuta, derisa tuli i domates të jetë bërë një pastë e trashë. Kjo mund të kërkojë rreth 3-4 orë.

Kur të jetë gati vendoseni në kavanoza dhe ruajeni në frigorifer me një shtresë të hollë vaji ulliri të përhapur sipër, për një muaj.

Pasta e domates përdoret në recetat e mishit, në recetat pikante, për makaronat etj.

Zakonisht përdoret në sasi të vogla, sepse është shumë e përqendruar./AgroWeb.org