Krem çokollata ka një ëmbëlsi unike, të lehtë e njëkohësisht të plotë.
Është aq e shijshme sa vështirë të velesh lehtë me të.
AgroWeb.org ju sjell më poshtë një recetë të shpejtë dhe të lehtë të përgatitjes së krem çokollatës në shtëpi.
Një mënyrë fanatstike për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.
Përgatitja e Krem Çokollatës në Shtëpi
Përbërësit
- 5 gota qumësht
- 1 vezë
- 3 lugë gjelle të plota me niseshte
- 100 gr çokollatë
- 1 filxhan çaji me sheqer
- 1 lugë gjelle kakao
Përgatitja
Si fillim AgroWeb.org, ju udhëzon që të rrihni vezën në një tas të vogël.
Më pas, në një tenxhere shtoni qumështin, sheqerin, kakaon dhe niseshtenë.
Shtoni edhe vezën e rrahur dhe vendosini në zjarr mesatar.
Trazojini përmes një luge druri pa ndërprerje derisa të krijohet një masë kremoze përreth 10 minuta.
Në këtë moment shtoni çokollatën të cilën e keni shkrirë më parë dhe përzjeheni mirë për disa minuta derisa masa të njëtrajtësohet dhe të marrë formën e kremit.
Hidheni kremin më pas në kupat përkatëse dhe lëreni të ftohet në temperaturë ambjenti.
Në vijim, transferojeni për disa orë në frigorifer dhe më pas mund t’i konsumoni.
Nëse preferoni mund t’i shoqëroni edhe me produkte të tjera shtesë, siç janë biskotat, arrat e thërrmuara apo lajthitë e bajamet.
Kremin e çokollatës mund ta kombinoni edhe në përgatitjen e recetave të ndryshme të ëmbëlsirave siç është keku, të cilin pasi e përgatisni me pak sheqer mund ta mbuloni sipër me kremin e çokollatë.
Por për një shije shumë të veçantë, kombinim perfekt do ishte servirja e kremit të çokollatë me lëkura portokalli të ndara në copëza të vogla.
Madje nëse ju pëlqen aroma e portokallit, mund t’i shtoni copëzat e lëkurës së portokallit edhe gjatë përgatitjes së kremit gjatë kohës që e përziejmë në tenxhere./AgroWeb.org