Si të Largoni Aromën e Hudhrës dhe Qepës me Këto Ushqime

3.2k 9

Hudhra dhe qepa janë të pasura me ushqyes, të mira për zemrën dhe gjithë organizmin.

Sekreti i gjithë kësaj mirësie vjen nga sulfidet, të cilat aktivizohen kur hudhra dhe qepa priten ose shtypen.

Sulfidet duan 10-15 minuta që të aktivizohen ndaj rekomandohet që pasi të keni prerë hudhrën ose qepën të prisni pak përpara se ta gatuani.

Por ato kanë një të keqe, nëse mund ta quash të tillë.

Hudhra dhe Qepa Dhe Era e Rëndë E Tyre

Pasi e ke ngrënë hudhrën ose qepën, goja mban një erë të rëndë.

Sado të përpiqeni ta shuani erën me një çamçakëz ose të lani dhëmbët, ajo nuk ikën aq shpejt.

Megjithatë, ekspertët mendojnë se kanë identifikuar produktet ideale kundër erës së rëndë të shkaktuar nga hudhra dhe qepa.

Molla

Një nga shprehjet më popullore për mollën, thotë se ajo mund të mbajë mjekun larg.

Në fakt, studimet e reja, thonë se nëse hani hudhër duke e shoqëruar me mollë, mund të parandaloni erën e rëndë.

Kjo ndodh sepse antioksidantët te molla shpërbëjnë përbërësit e rëndë aromatizues.

Spinaqi

Ekspertët shpjegojnë se polifenolët te spinaqi ashtu si edhe te molla arrijnë të shpërbëjnë sulfidet te hudhra dhe qepa.

Për fat të mirë, spinaqi me hudhrën dhe qepën kombinohen shumë mirë.

Borziloku Dhe Majdanozi

Këto dy barishte janë të pasura me substanca që shuajnë erën e fortë të hudhrës.

Ndonëse këto dy barishte kombinohen mirë me hudhrën, rekomandohet që t’i hani veçmas saj por në një vakt të vetëm.

Pra konsumoni borzilok ose majdanoz pasi të keni ngrënë hudhër ose qepë.

Qumështi

Studime të kohëve të fundit sugjerojnë se qumështi është më efikas ndaj heqjes së erës së rëndë, sidomos nëse e pini përpara ose gjatë një vakti të pasur me hudhër e qepë.

Yndyra e qumështit është ajo që arrin të largojë aromat e këqija.

Çaji Mali Ose Mente

Ekspertët thonë se nëse pini çaj mali ose çaj menteje përpara ose gjatë një vakti mund të hiqni erën e keqe të gojës.

Kjo ndodh sepse polifenolët te këto çajra shpërbëjnë përbërësit e sulfurit tek hudhra dhe qepa.

Një tjetër metodë është të hani pak kafe të bluar pasi keni konsumuar hudhra ose qepë.

Pavarësisht erës, hudhra dhe qepa janë shumë mirëbërëse për organizmin, ndaj duhen konsumuar rregullisht./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.