Si të Largoni Pushin e Bamjeve për t’i Shijuar Plotësisht

3.4k 0

Bamjet janë perimet e stinës më të pasura në vlera ushqyese.

Krahas vlerave të larta ato kanë një shije fantastike kur përgatiten në çdo recetë gatimi.

Për shumë persona ato janë ndër më të preferuarat por për shumë të tjerë ato janë të sikletshme për shkak të pushit që kanë, i cili shpesh herë edhe kur gatuhet nuk largohet dhe nuk lejon t’i shijoni këto perime plotësisht.

AgroWeb.org sjell më poshtë dy metoda fantastike dhe krejt të lehta natyrale për të larguar pushin e bamjeve në mënyrë që t’i shijoni ato plotësisht.

Dy metoda natyrale

Pastrojini bamjet përmes një thike të mprehtë nga bishtat.

Lajini fillimisht me ujë të rrjedhshëm dhe futini në një tas të madh të mbushur me ujë ku keni hedhur një lugë gjelle kripë.

Lërini përreth 30 minuta, më pas kullojini nga uji me kripë, shpëlajini me ujë të rrjedhshëm dhe janë gati për gatim.

Pushi i tyre do të zbutet dhe pasi t’i shpëlani me ujë lëkura e bamjeve do të jetë e lëmuar.

Në këtë rast kur t’i gatuani bëni kujdes me kripën që do të hidhni duke e provuar sa të arrijë shijen e duhur të kripur pasi bamjet do jenë edhe pak të kripura vet.

Përveç ujit me kripë, një tjetër metodë efikase është uji me uthull rrushi.

Mjafton të hidhni në një tas të madh me ujë dy apo tre lugë uthull rrushi ta përzjeni mirë e më pas të fusni aty bamjet e pastruara nga bishtat.

AgroWeb.org ju udhëzon që t’i lini të qendrojnë përreth 30 minuta, më pas largojini nga uji, shpëlajini me ujë të bollshëm dhe kullojini.

Edhe në këtë rast pushi i bamjeve do të zbutet dhe lëkura e tyre do të jetë e butë dhe e lëmuar.

Përse duhet t’i konsumoni bamjet me patjetër

Ka pak kalori. Bamja përmban vetëm 30 kalori për 100 gram dhe sugjerohet për të gjithë ata që duan të bien në peshë.

Nuk përmban yndyrna të ngopura apo kolesterol.

Ndihmon për të stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak, duke ngadalësuar përthithjen e saj nga stomaku, duke kontrolluar në këtë mënyrë dhe diabetin.

Përmban shumë fibra dietike dhe vepron si një laksativ natyral, duke ndihmuar në tretje.

Përdorimi i bamjes ndihmon dhe në parandalimin e kataraktit, si dhe vlerësohet për parandalimit e njollave dhe akneve.

Si pasojë e sasisë së madhe të antioksidantëve dhe fibrave që përmbajnë bamjet, ato shpesh lidhen me parandalimin e radikaleve të lira.

Bamja është e pasur me vitamin C, që ndihmon imunitetin e trupit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org bamja përmban acid folik. 100 gram bamje përmbajnë rreth 22% të sasisë ditore që i duhet trupit të njeriut.

Mbi të gjitha është tejet e këshillueshme në periudhën e para-fertilizimit dhe gjatë shtatëzanisë, pasi ndihmon në parandalimin e defekteve në lindje.

Ushqimet me acid folik ndihmojnë gjithashtu edhe në pastrimin e mushkërive.

Eshtë e pasur me minerale, duke përfshirë këtu hekurin, kalciumin, magnezin dhe manganezin.

Përmban vitamin K, që është shumë e nevojshme për shëndetin e kockave, si dhe luan një rol të rëndësishëm në kolaugimin e gjakut./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.