Mënyrat si të Ruani Butësinë dhe Freskinë e Bukës

2.6k 0

Çdo produkt tjetër mund të mungojë në kuzhinë por buka nuk mungon asnjëherë.

E blerë në dyqan apo e përgatitur në shtëpi, buka është ushqimi i përditshëm në tryezën e çdo familjeje dhe padyshim është shoqëruesja e kryesore çdo gatimi apo produkti ushqimor.

Vërtetë ajo shijon shumë kur është e ngrohtë dhe e freskët por ka disa mënyra krejt të mënçura dhe të thjeshta të cilat ndihmojnë në zgjatjen e freskisë dhe butësisë së bukës edhe pasi kanë kaluar disa ditë.

Nëse buka nuk ruhet siç duhet, brenda 2-3 ditësh ajo thahet, preket nga lagështia apo edhe myku.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një informacion shumë të dobishëm se si mund ta ruani më gjatë fresnikë e bukës dhe butësinë e saj.

Metodat më të mira si të ruajmë bukën

Mënyra më e mirë për të ruajtur bukën të freskët është ta mbani atë në një vend të freskët në temperaturë ambjenti për një apo dy ditë.

Nëse ende nuk e keni konsumuar të gjithë bukën edhe pas dy ditësh, mënyra më e mirë për të ruajtur freskinë dhe butësinë e saj është ta mbështillni me letër buke dhe ta vendosni në zonën e ngrirjes së frigoriferit.

Në këtë mënyrë ajo ruan freskinë e saj për shumë ditë të tjera.

Kur ta nxirrni nga ngrirja e frigoriferit mjafton ta lini që të shkrijë apo ta ngrohni për pak dhe ajo do të jetë njëlloj e freskët dhe e butë.

AgroWeb.org ju këshillon që pasi ta kenë nxjerrë bukën nga ngrirja dhe ta ngrohni konsumojeni atë menjëherë pasi nuk është e këshillueshme që të ngrohet për herë të dytë.

Sa duhet të qendrojë buka në temperaturë ambjenti?

Buka nuk mund të qendrojë në tempraturë ambjenti për më shumë se dy ditë.

Temperatura e dhomës nuk duhet të jetë rreth 20 gradë celcius.

Buka nuk duhet të ekspozohet në ambjente ku depërton drita e diellit. Ajo gjithashtu nuk duhet të ruhet në ambjente të thata siç janë për shembull kutitë e gatshme të mbajtjes së bukës që shiten në tregje.

Nëse shtëpia juaj është me lagështirë atëherë buka nëse lihet në temperaturë ambjenti mund të preket nga myku.

Edhe në këtë rast, zgjidhja më e mirë është që pasi të keni konsumuar bukën, pjesën e mbetur ta vendosni në ngrirjen e frigoriferit.

Para se ta vendosni në ngrirje, nëse buka juaj është e paprerë atëherë prijeni në feta dhe më pas futeni në zonën e ngrirjes së frigoriferit.

Mos e ruani bukën në frigorifer (përveç zonës së ngrirjes)

Buka mund të ruhet në zonën e ngrirjes së frigoriferit por jo në pjesën tjetër të frigoriferit.

Studime kanë treguar se duke e mbajtur bukën në frigorifer (jo në ngrirje) buka merr lagështi dhe shija e saj bëhet e athët.

Letra e Bukës

Mbajtja e bukës në qesen prej letre siç e merrni nga furra apo dyqani është një zgjedhje e mirë.

Kur e ruani në qesen prej letre, në çdo rast kur e fusni bukën brenda qeses së letrës kujdesuni që pjesën e hapur ta mbyllni fort.

E rëndësishme është që bukën ta mbani në një vend të freskët në kuzhinë, larg rrezeve të diellit dhe ambjenteve të ngrohta gjithashtu në rastet kur doni ta ruani në temperaturën e dhomës.

Nëse kalojnë dy ditë atëherë përdorni zonën e ngrirjes së frigoriferit. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.