Pijet e Freskëta me Manaferra – 3 Mënyra si t’i Kombinoni

2.3k 0

Lëngu i manaferrës, jo vetëm që ka shije të mrekullueshme, por ofron një sërë të mirash shëndetësore falë ushqyesve, mineraleve dhe vitaminave që përmban.

Pijet me lëng manaferre, të preferuara si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët janë të dobishme në aspektin mjekësor.

Ekspertët e rekomandojnë atë për disa sëmundje, sepse manaferra përmban shumë vitamina dhe minerale të rëndësishme.

Manaferra përmban vitaminën C, e cila forcon rezistencën e trupit ndaj infeksioneve. Së shpejti do t’i keni në treg ndaj është ide e mirë të dini më shumë për këto fruta të shëndetshme.

Manaferrat përmbajnë edhe beta karoten që është i nevojshëm për prodhimin e vitaminës A, e cila nevojitet për një lëkurë të shëndetshme dhe shikim të fortë.

Lëngu i manaferrës përmban kalcium, kalium dhe fosfor.

Vitamina E dhe seleniumi, por edhe ushqyesit e tjerë ndihmojnë në uljen e kolesterolit në organizëm dhe i bën enët e gjakut më të forta.

Manaferra është ndër frutat më të mira për njeriun për shkak të antioksidantëve që përmban.

Një gotë me lëng manaferre e ushqen organizmin me substanca të shëndetshme dhe e ndihmon të luftojë me sukses radikalet e lira, të dëmshme për organizmin.

AgroWeb.org ju sugjeron, jo vetëm të konsumoni vetëm lëng manaferrash, por edhe ta kombinoni me fruta të tjera pylli.

Lëngu i manaferrave dhe frutave të pyllit 

  • 2 filxhanë çaji me manaferra
  • 1 filxhan çaji me boronica
  • 1 filxhan çaji me mjedra
  • Lajini me ujë të bollshëm dhe futini në mikser.
  • Kullojeni lëngun dhe futeni në frigorifer të ftohet. Sh&eeuml;rbejeni kur të ketë arritur temperaturën e preferuar.
  • Kini kujdes, sepse frutat e pyllit lënë njolla në rrobat tuaja, që janë të vështira për t’u hequr.

Lëng manaferre me kivi

Ju mund të kombinoni manaferrën me kivin dhe të merrni doza të dyfishta kënaqësie, por edhe vitamine A dhe zinku.

Lajini frutat me ujë dhe vendosini në shtrydhëse. Lëngun ftoheni në frigorifer dhe shërbejeni.

Pijet speciale me manaferra

Ju mund të kombinoni manaferrat me fruta të ndryshme si luleshtrydhe, agrume apo edhe me kastravec.

Bashkoni 3 luleshtrydhe, një portokall dhe një kastravec me një filxhan çaji me manaferra.

Shtrydhni portokallin dhe vazhdoni me luleshtrydhet dhe manaferrat.

Së fundmi shtrydhni kastravecin, me gjithë lëkurë, por vetëm nëse ai është organik, sepse lëkura ka shumë ushqyes të nevojshëm.

Ky lëng do të shuajë etjen tuaj, por edhe do të pasurojë organizmin me shumë vlera, vitamina dhe minerale./AgroWeb.org