Një pjesë e madhe e vendeve të Ballkanit krenohen me pitet e famshme të pjekura prej brumi që zëvëndësojnë më së miri bukën tradicionale.
Këto pite zakonisht piqen në furrë druri e cila jo vetëm mundëson që pitja të jetë e butë por edhe e shkrifët.
Gjithsesi ju mund t’i përgatisni edhe në furrë të zakonshme, dhe shija do të jetë po aq e mirë.
Përgatitja e këtyre piteve nuk është aspak e vështirë dhe e mundimshme.
Pitet mund të mbushen me perime dhe djathë ose të serviren veçmas për tu ngrënë me pjata me mish e perime.
Për përgatitjen e këtyre piteve ju nevojiten:
- 1 pako maja pluhur
- Gjysmë filxhani me ujë të ngrohtë
- 1 lugë çaji me sheqer
- 3 filxhanë çaji me miell
- Një lugë çaji e çerek me kripë
- 1 filxhan me ujë të vakët.
Përgatitja e Piteve
Hidheni majanë në një enë duke shtuar gjysmë filxhani me ujë të ngrohtë.
Shtoni sheqer dhe përziejini deri sa të treten mirë dhe më pas enën lëreni mënjanë për 10-15 minuta deri sa uji të ketë zënë shkumë.
Në një enë tjetër të madhe, përzieni miellin me kripën dhe më pas hapni vend për ujin e majasë.
Këtë të fundit hidheni ngadalë tek ena e miellit dhe më pas shtoni një filxhan me ujë të ngrohtë. Përziejini ngadalë me një lugë plastike ose druri.
Punojeni brumin në sipërfaqen e pluhurosur me miell të tavolinës për rreth 10-15 minuta.
Kur brumi të jetë i butë dhe elastik atëherë konsiderohet se është gati. Lëreni të vijë për rreth 3 orë ose deri sa të jetë dyfishuar në volum e sasi.
Më pas punojeni brumin edhe njëherë me duar dhe ndajeni në 10 deri në 12 copa të vogla të cilat duhet t’i lini të vijnë sërish për 10 minuta të tjera.
Ndizeni furrën në 250 gradë dhe vendoseni skarën në fund të furrës. Futeni edhe tepsinë ku keni shtruar letrën e pjekjes të ngrohet pak përpara se të piqni pitet.
Hapini petët në formë rrethore dhe piqini secilën për rreth 4 minuta deri sa të fryhen. Më pas kthejini nga ana tjetër dhe piqini për dy minuta të tjera.
Më pas hiqini pitet një e nga një dhe vendosini në një pjatancë e lërini të ftohen.
Pitet mund t’i konsumoni brenda ditës ose t’i fusni në një qese plastike ku mund t’i ruani për deri një javë.
Nëse i mbani në ngrirje ato qëndrojnë deri në një muaj./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje