Shumë e dinë recetën dhe çmenden pas saj! Omëleta me makarona është një pjatë e thjeshtë por shumë e shijshme, e përgatitur zakonisht me makarona të mbetura nga një vakt më parë.
Ky është një vakt perfekt si për një drekë ashtu edhe nëse konsumohet si një pjatë e vetme për një darkë të shpejtë familjare. AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mënyrën e përgatitjes.
Përbërësit
- 150 g spageti
- ½ qepe
- 3 vezë
- 1 karotë
- 200 gr bizele
- 200 g djathë kaçkavall
- Vaj ulliri ekstra i virgjer
- Kripë dhe piper për shije
Përgatitja
Nëse makaronat nuk janë ato të një vakti më parë, filloni me zierjen e tyre.
Ndërkohë që makaronat ziejnë, ngrohni pak vaj ulliri në një tigan dhe më pas skuqni gjysmën e qepës dhe karotës të prera në kubikë. Shtoni bizelet, pak kripë dhe kaurdisini për disa minuta.
Merrni një tas të madh dhe në të thyeni vezët. Më pas hidhni kripë e piper për t’i dhënë shije dhe rrihini me një pirun.
Shtoni parmixhanin e grirë dhe salcën, dhe përziejini derisa përbërësit të bashkohen mirë.
Kur makaronat të jenë gati, kullojini dhe trasferojni direkt në tasin e përzierjes me vezë.
Shtoni djathin dhe përziejini mirë përbërësit.
Tani kalojini makaronat në një tigan me vaj ulliri dhe gatuajini për rreth 4 minuta nga secila anë, duke e kthyer omëletën nga ana tjetër me ndihmën e një kapaku.
Omëleta me makarona është gati për t’u shijuar. /AgroWeb.org
Lini një Përgjigje