Receta e Shpejtë e Ëmbëlsirës me Biskota dhe Krem Pastiçerie

1.6k 0

Kjo ëmbëlsirë është shumë e shijshme dhe shumë e lehtë për t’u përgatitur.

Sapo të keni gati kremin, mjafton që të ndiqni hapat që AgroWeb.org ju tregon dhe rezultati do të jetë perfekt.

Biskotat e spërkatura me pak karamel mbulohen nga një shtresë kremoze dhe aromën më të mirë prej lëkurave të portokallit.

Për më tepër përgatitja e kësaj ëmbëlsire nuk kërkon pjekjen në furrë, pra është shumë e shpejtë.

Përbërësit

  • 400-500g biskota
  • 4 të verdha vezësh
  • 45 gr niseshte misri
  • 1 paketë me vanilje
  • 150 gr sheqer
  • 500 ml qumësht
  • 200g çokollatë
  • lëkura e një portokalli

Përgatitja

Në një tas hidhni vetëm të verdhat e vezëve dhe sheqerin e nevojitur, më pas do t’ju duhet ta rrihni masën me telin e kuzhinës.

Këtë proces duhet ta vazhdoni derisa masa e krijuar të ketë një ngjyrë të verdhë të lehtë, dhe kokrrizat e sheqerit të kenë shkrirë.

Më pas në një filxhan hedhim pak nga qumështi që na duhet për recetën dhe aty shtojmë niseshtenë dhe vaniljen.

Me një pirun e përziejmë derisa niseshteja të jetë tretur plotësisht.

Këtë masë ja shtojmë të verdhave të vezëve dhe sheqerit, dhe përsëri i rrahim derisa të jenë lidhur në një masë të vetme.

Në një tenxhere të vogël hedhim qumështin dhe e vendosim në zjarr të ulët. Temperatura e qumështit duhet të jetë shumë e vakët kur të hidhni masën e vezëve.

Kjo metodë nuk do t’iu lejojë që veza të pritet dhe kremi të prishet.

Pasi të keni shtuar vezët tek qumështi duhet të përzieni gjatë gjithë kohës me një ritëm jo shumë të shpejtë.

AgroWeb.org ju këshillon që të ngrini pak nxehtësinë e zjarrit, kështu kremi do të bëhet më shpejt.

Kur masa të fillojë që të trashet ngadalë largojeni nga zjarri dhe ndajeni në dy pjesë.

Tek njëri nga tasat me krem shtoni çokollatën dhe përziejeni mirë derisa të shkrihet.

Tek tasi tjetër hidhni lëkurëne grirë të një portokalli.

Ndërkohë në një tigan hidhni 4-5 lugë gjelle sheqer dhe 1 lugë me gjalpë dhe nisni të përgatisni karamelin.

Merrni tavën dhe aty shtroni biskotat spërkatini sipër me karamel e më pas shtroni kremin me çokollatë.

Vazhdoni me një tjetër shtresë me biskota të spërkatura me karamel dhe në fund hidhni kremin e thjeshtë.

Futeni në frigorifer ëmbëlsirën që të ftohet plotësisht dhe më pas mund ta shërbeni./AgroWeb.org