Rizoto me limon – Receta për një pjatë kremoze dhe plot aromë

1.7k 0

Kjo pjatë me oriz dhe limon është perfekte për t’u shërbyer si një pjatë e parë.

Përbërësi special i kësaj recete është pikërisht limoni, i cili i përket varietetit të njohur si Bergamot, të cilin mund ta gjeni në treg deri në fund të Marsit.

Është pikërisht ky përbërës që i jep pjatës shijen dhe aromën speciale, por edhe shumë vlera ushqyese, si vitamina C.

Ndiqni më poshtë recetën nga AgroWeb.org dhe pësoni mënyrën e përgatitjes.

Përbërësit

360 gr oriz

1 bergamot

½ qepë

40 gr djathë parmixhano

Kripë dhe piper për shije

Vaj ulliri

¼ lgj gjalpë

Përgatitja

Prisni qepën dhe skuqeni në një tigan me pak vaj, derisa të marrë gjyrë kafe të lehtë.

Pasi të shpëlani orizin në ujë të rrjedhshëm, trasferojeni në tigan dhe përziejeni vazhdimisht.

Ndërkohë grini lëkurën e bergamotit në një pjatë.

Pas kësaj prisni bergamotin në gjysmë dhe shtrydheni.

Lëngut të limonit shtojini kripë dhe lëreni mënjaë për disa minuta. Në këtë mënyrë do të humbasë shijen e hidhur.

Shtoni gradualisht lëngun e limonit në oriz dhe gatuajeni në zjarr të ulët, duke e përzier shpesh dhe duke shtuar lëng sipas nevojës.

Pak para se të mbaroni gatimin, shtoni parmixhanin e grirë dhe gjalpin.

Trazojeni dhe lëreni të pushojë për disa minuta.

Në fund shtoni lëkurën e bergamotit të grirë dhe përziejeni.

Shërbejeni dhe shtoni sipas dëshirës piper të zi. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.