Si të hiqni me lehtësi kockat e mishit të pulës – Ndiqeni këtu

3.5k 0

Heqja e kockave të kofshëve të pulës është një hap çuditërisht i lehtë. Vetëm me tre prerje të shpejta ju mund të hiqni kockën dhe të merrni copat e buta të mishit.

Kofshët me kocka janë më të lira se shumica e kofshëve pa kocka. Prandaj ja vlen t’i blini kur keni në dorë mënyrën e thjeshtë të pastrimit të tyre. E për më tepër, kur largoni kockat, mishi ka tendencën të gatuhet edhe më shpejt, zakonisht bëhet në rreth 15 minuta.

Më poshtë AgroWeb.org ju nje me mënyrë e largimit të kocave nga kofshët e mishit të pulës në disa hapa të thjeshtë.

Si të hiqni kockat nga kofshët e mishit të pulës

Vendoseni kofshën e pulës në një dërrasë prerëse. Shpalosni anët në mënyrë që të shihni kockën.

 Priteni mishin përgjatë secilës anë të kockës. Përdorni një thikë të mprehtë për të prerë me lehtësi.

Tani duhet të ndani mishin nga kocka. Përpiquni të kapni kocën dhe me thikë të prisni pjesën që e mban të lidhur me kofshën.

Prisni mishin ndërkohë që me dorën tjetër mbani kockën.

Hiqni çdo pjesë të padëshiruar të lëkurës ose yndyrës nga kofshët përpara se t’a gatuani.

Përsëritni hapat me çdo kofshë pule të mbetur.

/AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.