Si të Përgatisni në Shtëpi Vajin e Bajames – Përdorimet për Zemrën dhe Lëkurën

2.5k 0

Vaji i bajames është një produkt mrekullibërës  jo vetëm për lëkurën, por edhe për zemrën.

Vaji i bajames është një ndër vajrat esencialë më të pasur me ushqyes, vitamina dhe minerale.

Ky vaj nxirret nga dy lloje bajamesh, por vaji më i mirë është ai i bajames së ëmbël.

Ky vaj ul kolesterolin, ushqen lëkurën e thatë dhe ndihmon kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.

Ai përdoret jo vetëm për bukurinë por edhe për gatim në shtëpi.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përgatisni vajin e bajames në kushtet e shtëpisë.

Përbërësit

  • 2 filxhanë çaji me bajame të papjekura
  • 1-2 lugë çaji me vaj ulliri

Përgatitja

Bajamet duhet të jenë të freskëta.

Pastrojeni mikserin dhe sigurohuni që ai të jetë i thatë.

Hidhini bajamet në mikser dhe përziejini në një shpejtësi të ulët.

Më pas ndaleni përzierjen dhe pastrojeni mbetjet e bajameve që kanë arritur në pjesën e sipërme të mikserit.

Vazhdoni me përzierjen kësaj here me shpejtësi të lartë deri sa të formohet një pastë kremoze.

Më pas shtoni një lugë çaji me vaj ulliri dhe në varësi të masës së formuar mund të shtoni edhe një lugë tjetër.

Masën e formuar futeni në një kavanoz qelqi dhe mbajeni në temperaturë ambienti për rreth dy javë.

Gjatë kësaj periudhe vaji i bajames do të jetë çliruar plotësisht nga bajamet.

Masën kremoze vendoseni në një napë të pastër ose në një kullesë të imët dhe lëreni të kullojë.

Vajin mund ta përdorni jo vetëm për të trajtuar lëkurën dhe flokët por edhe për masazhe.

Mbetjet e bajameve mund t’i përdorni në gatime të ndryshme.

Në aplikimin në lëkurë, mjafton një gjysmë luge çaji me të cilën mund të masazhoni fytyrën dhe ta lini atë të përthithet.

Maskë Me Vaj Bajamesh, Mjaltë dhe Lëng Limoni

Vajin e bajames mund ta përdorni edhe për përgatitjen e një maske ushqyese e të pasur në vlera për fytyrën.

Përzieni një lugë çaji me vaj bajamesh, një lugë gjelle me mjaltë dhe po aq lëng limoni.

Përziejini së bashku dhe maskën mbajeni në fytyrë për 30 minuta.

Më pas lajeni fytyrën me ujë të vakët./AgroWeb.org