Kur përgatiten vetë në shtëpi, qoftet janë një ushqim që afron familjen në tryezë.
Ato janë një ushqim të cilit nuk mund t’i bësh naze, as nga shija e as nga përmbajtja.
Të skuqura në tigan a të pjekura në furrë, qoftet nuk mungojnë në garniturat e amvisave.
Qoftet e shtëpisë shoqërohen në mënyrë fantastike me patate të furrës apo pure patatesh, sallata të freskëta të stinës e zahire të ndryshme të kuzhinës shqiptare siç janë turshitë etj
AgroWeb.org u sugjeron më poshtë një recetë shumë të lehtë për amvisat që nuk kanë shumë kohë në dispozicion por sërish duan të ofrojnë më të mirën për të dashurit e zemrës.
Përbërësit:
- Gjysmë filxhan çaji qepë të grira hollë,
- Çerek filxhan çaji thërrime buke të thatë,
- Çerek filxhan çaji nenexhik,
- 2 lugë gjelle salcë domate,
- 1 lugë caji grimca hudhre,
- Gjysmë lugë çaji kripë
- 2 lugë çaji qimnon të bluar
- Një majë luge çaji kanellë pluhur,
- Një majë luge çaji spec të kuq pluhur,
- Një majë luge çaji miks erëzash të thata,
- 450 gramë mish të grirë,
- Të bardhën e një veze të rrahur mirë,
- 2 domate të prera në copa të vogla,
- Katër pite shtëpie
- Çerek filxhan çaji kos.
Përgatitja
Qoftet e mëposhtme mund t’i piqni në furrë ose t’i skuqni në tigan.
Nëse zgjidhni mënyrën e fundit atëherë vendoseni tiganin me yndyrë në zjarr.
Në një enë të thellë kombinoni qepën, mishin, nenexhikun, salcën e domates, hudhrën, kripën, qimnonin, kanellën, specin e kuq, të bardhën e vezës dhe erëzat.
Punojeni brumin e qofteve mirë me duar që të gjithë përbërësit të plotësojnë njëri tjetrin.
Më pas ndajeni brumin në 8 copa të barabarta të cilat duhet t’i sheshoni ose tu jepni formë me duar.
Hidhni qoftet në tigan dhe skuqini nga të dyja anët për rreth 4 minuta në secilën anë.
Më pas, pitet hapini në mes, fusni një qofte, një fetë domate dhe pak kos dhe kështu keni krijuar një vakt të shpejtë, plot proteinë dhe të shijshëm. /AgroWeb.org