Të Bardha Vezësh të Skuqura – Receta e Thjeshtë dhe e Shpejtë

1.2k 0

Nëse jeni në kërkim të mëngjesit për të përsosur, të bardhat e vezëve të fërguara, mund të jenë zgjedhje e duhur. Me këto këshilla nga AgroWeb.org dhe këtë metodë gatimi të shpejtë, ju do të shijoni një vakt të përsosur, të lehtë dhe plot vlera.

Përbërësit

1 e ½ lgje vaj ose gjalpë

8 vezë (ose më pak)

1/8 lç kripë

Pipepr i zi për shije

Përgatitja

Gjëja e parë që duhet të bëni të ndani të bardhën nga e verdha e vezës. Pasi të keni ndarë të bardhat e vezëve, spërkasni mbi to jo më shumë se ⅛ e një luge çaji kripë. Kini kujdes, sepse kripa do të jetë më e theksuar në këtë rast sesa tek vezët e fërguara bashkë me të verdhën, ndaj mos e teproni me sasinë e kripës.

Për të përftuar një konsistencë të butë, rrahja e të bardhave është një hap i rëndësishëm. Në të kundërt mund t’a anashkaloni këtë hap. Rrihini ato për rreth 30 deri në 45 sekonda, derisa të shkumëzohen dhe të kenë shumë flluska. Pasi vaji të jetë nxehur mjaftueshëm, përhapeni masën e vezës në tigan në mënyrë të barabartë.

Lërini të bardhat e vezëve të mpiksen për rreth 30 deri në 45 sekonda, më pas ulni zjarrin në minimun, dhe kthejeni nga ana tjetër me një spatull. Pasi të bardhat e vezëve të jenë gati, hiqeni tiganin nga zjarri, dhe sipas dëshirës shtoni piper të zi për shije. /AgroWeb.org