Vezët janë ndër ushqimet që përgatiten shpejt dhe me lehtësi, ndaj nuk është çudi që për shumë persona ato janë vakti i preferuar i mëngjesit.
Në këtë recetë, AgroWeb.org ju mëson një mënyrë të re përgatitjeje të vezëve të skuqura.
Krejt unike dhe tepër e shijshme, kjo recetë është një kombinim perfekt vlerash dhe shijesh.
Ndiqni më poshtë hapat dhe pse jo provoni ta përgatisni edhe ju.
Përbërësit
- 150 g thërrime buke
- 6 të verdha veze
- Kripë dhe piper sipas dëshirës
- 1 ose ½ avokado (sipas dëshirës)
- Vaj ulliri
- Limon
Përgatitja
Hidhni thërrimet e bukës në pjatë dhe hidhni me shumë kujdes të verdhat e vezëve.
Me ndihmën e një luge spërkatini të verdhat me thërrime buke derisa të mbulohen plotësisht.
Lërini në ngrirje për 8 orë.
Para se t’i nxirrni të verdhat e vezëve nga frigoriferi përgatisni avokadon.
Qëroni një avokado dhe priteni në feta.
Fetat trasferojini në një tas dhe shtypini mirë me ndihmën e një piruni.
Shtoni kripë dhe piper sipas shijes tuaj dhe disa pika lëng limoni.
Përzejeni mirë masën sa përbërësit të bashkohen.
Thekni fetat e bukës dhe më pas lyejini me masën e avokados dhe me pak vaj ulliri.
Vazhdoni me skuqjen e vezëve në vaj të nxehtë për 1 minutë.
Vendosini të verdhat e skuqura në tostin tuaj me avokado dhe më pas nuk ju mbetet gjë tjetër veçse t’i konsumoni. /AgroWeb.org