5 Recetat Tradicionale të Pashkës Ortodokse

1.9k 0

Pashkët janë nje festë e pasur në menunë e ushqimeve tradicionale që përgatiten në këtë ditë.

Ndonëse shumë receta janë të njohura në këtë ditë disa të tjera mund të mos e dini por përgatiten edhe për Pashkë.

Në këtë artikull AgroWeb ju tregon 5 recetat kryesore të kësaj feste.

  • Vezët e kuqe

Me siguri jeni fmailjarë me vezët e kuqe dhe mënyrat e shumta të ngjyrosjes së tyre në shtëpi.

Ky ritual është ndoshta më i hershmi i tradiës së Pashkëve dhe përgatitet në vigjiljen  enatës së Pashkëve.

  • Role me mish të grirë

Mishi duke të mbizotërojë tryezën për Pashkë dhe në ato ortodokse e preferuar është roleja e mishit të grirë.

Kjo recetë përgatitet si një qofte e madhe e gjatë me vezë në mes dhe ju shërbehet të ftuarve në feta të holla.

  • Buka me vezë

Mund ta quani buka me vezë ose buka e ëmbël e pashkëve dhe po flasim për recetën tradicionale të bukës së Pashkëve.

  • Cyrek

Cyreku bazohet në recetën e një buke të hershme me origjinë greke.

Ka formën e gërshetit dhe përmbam dy lloje gjalpi dele dhe lope.

  • Yshmer

Më siguri keni dëgjuar për recetën e vjetër të yshmerit, por a edini se përgatitet edhe për Pashkë.

Kjo pjatë është tradicionale e zonës së Myzeqesë dhe gatuhet me shije të ëmbël dhe të kripur.

Përgatitja e yshmerit kërkon pak kohë pasi duhet të hapni petë për tí spërkatur me mbushjen tracionale me gjalpë, vezë dhe qumësht./AgroWeb.org