Shalqiu është jo vetëm një frut freskues, ai është i mbushur plot me antioksidantë dhe i dhuron trupit tuaj hidratimin e nevojshëm gjatë ditëve të nxehta.
Në rrejt qarkullojë receta të ndryshme me këtë përbërës, por me siguri recetën që AgroWeb.org iu prezanton sot nuk e keni hasur më parë.
Kjo ëmbëlsirë me shalqi është ideale për të përfunduar një drekë apo darkë verore me shumë freski.
Ndiqni më poshtë recetën e plotë me një nga frutat më të mira të stinës siç është shalqiu.
Përbërësit
- 240 g biskota
- 160 g gjalpë
- Nenexhik për zbukurim
Për kremin:
- 450 g krem djathi
- 300 gr krem pana
- 150 gr kos
- 50 gr sheqer pluhur
- 14 g fletë xhelatine
- 50 g copëza çokollate
Për përbërjen me shalqi
- 1.2 kg shalqi
- 35 g niseshte misri
- 25 gr sheqer
- 1 lç kanellë
Përgatitja
Për të përgatitur tortën, filloni duke përpunuar në mikser biskotat.
Kur biskotat të jenë shkërrmoqur trasferojini në tavë të shtruar me letër pjekje dhe shtoni aty gjalpin e shkrirë. Përziejini përbërësit derisa të bashkohen mirë.
Në fund ngjesheni mirë masën dhe nivelojeni me ndihmën e në luge. Kështu do të formoni bazën e ëmbëlsirës tuaj. Pas kësaj vazhdoni me përgatitjen e kremit.
Hidhni panën në një enë dhe përpunojeni me një rrahëse elektrike me shpejtësi mesatare deri në të lartë, duke shtuar herë pas here sheqer.
Rriteni gradualisht shpejtësinë dhe rriheni derisa masa të shkumëzohet plotësisht. Lëreni mënjanë.
Në një tenxhere ngrohni kosin, pa e lënë të ziejë. Sa të nxehet shtoni aty xhelatinën e njomur më parë në ujë. Trazojeni derisa të shkrihet plotësisht dhe fikni sobën.
Lëreni të ftohet për disa minuta dhe më pas bashkojeni me përzierjen e panëns. Shtoni edhe copëzat e çokollatës dhe përziejeni mirë. Mos harroni të ruani një sasi të vogël çokollate për zbukurim.
Në fund përziejen kalojeni tek tava dhe përhapeni mirë me ndihmën e një spatule. Tavën lëreni në frigorifer për të paktën 1 orë.
Ndërkohë përgatisim përbërjen me shalqi. Priteni frutin në feta, hiqni lëvoren dhe farat.
Hidhini copat e shalqiut në mikser dhe përpunojini derisa të përftoni një masë kremoze.
Kullojeni përzierjen në një sitë për të larguar farat. Ju do të përftoni rreth 500 g lëng.
Hidhni lëngun në një tenxhere dhe shtoni sheqerin dhe kanellën.
Duke e përzier hidhni edhe niseshtenë e misrit. Përziejini mirë që të mos krijohen kokrriza dhe më pas vendoseni tenxheren sërish në zjarr mesatar derisa të përftoni një salcë kremoze.
Transferojeni përzierjen në një tas dhe lëreni të ftohet plotësisht, duke e përzier herë pas here.
Sapo të ftohet, hidheni përzierjen me shalqi në sipërfaqen e ëmbëlsirës. Nivelojeni dhe zbukurojeni me copëzat e mbetura të çokollatës dhe vendoseni përsëri në frigorifer për të paktën 3 orë.
Pasi të ketë kaluar koha, hiqeni nga tava dhe vendoseni tortën në pjatën e servirjes. Zbukuroni perimetrin e ëmbëlsirës me gjethet e nenexhikut, kjo do të krijojnë idenë e lëvores.
Torta juaj e ftohtë me shalqi është gati për t’u shijuar. /AgroWeb.org
Lini një Përgjigje