Kek i Butë me Mandarina – Shija e Duhur e Dimrit

2.6k 0

Jemi në stinën e mandarinave të mira e të shëndetshme ndaj përfitoni të përgatisni receta të mrekullueshme me to. 

E tillë është receta e kekut të butë të mbushur me mandarina dhe lëkura mandarinash. 

Një përgatitje e shpejtë që do t’ju ëmbëlsojë ditët tuaja të dimrit.

Përbërësit

  • 450 gr mandarina 
  • 100 ml vaj ulliri
  • 300 gr miell
  • 2 vezë 
  • 16 gr pluhur fryrës për ëmbëlsira 
  • 300 gr sheqer
  • 100 ml kos 
  • Sheqer pluhur 

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të lani mirë 2-3 mandarina dhe më pas t’i qëroni. 

Merrni pak nga lëkura e tyre dhe hidheni në një mikser, po ashtu edhe pjesën tjetër të mandarinave të qëruara. 

Shtoni kosin, vezët, sheqerin, vajin, miellin dhe pluhurin pjekës tek mikseri. 

Vendosni kapakun e mikserit dhe përzieni të gjithë masën derisa të formohet brumi. 

Bëni gati një tavë pjekje rrethore, lyejeni me gjalpë dhe miell e më pas hidhni brumin tek tava. 

Tundeni pak tavën e kekut në mënyrë që të dalin bulëzat e ajrit tek brumi.

Ndizni sobën në temperaturën 180 gradë dhe futeni kekun të piqet kur furra të jetë e ngrohtë. 

Lëreni në furrë për 75 minuta, por pas 30 minutave të para mbulojeni kekun me një letër pjekje. 

Pasi të jetë pjekur plotësisht, hiqni letrën dhe lëreni të ftohet para se ta shërbeni. 

Në fund spërkateteni kekun tuaj me pak sheqer pluhur për më shumë shije./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.