Keku Magjik me Kafe – Ëmbëlsira e Lehtë Plot Shije

1.8k 0

Çfarë ju pëlqen të shijoni pasditeve?

Një filxhan kafe apo ndonjë embëlsirë e lehtë dhe e shijshme?

Po sikur t’i përgatisni të dyja në një recetë të vetme.

Keku që ju sugjerojmë sot ka si përbërës kryesor kafen dhe do t’ju mrekulloje me pamjen interesante dhe shijen e mirë.

Përbërësit

  • 4 vezë
  • 180 gr sheqer
  • 120 gr gjalpë i shkrirë
  • 120 gr miell
  • 250 ml kafe ekspres
  • 250 ml qumësht
  • Sheqer pluhur

Përgatitja

Për të nisur me përgatitje e kësaj recete ndani të bardhat e vezëve nga të verdhat.

Ndërkohë rrihni të bardhat e vezëve ne anë të një rrahësi elektrik derisa të formohet shkuma e zakonshme.

Teksa i lini këto të fundit të pushojnë, rrihni të vërdhat dhe shtoni sheqerin pak nga pak bashkë me gjalpin e shkrirë.

Kur të keni formuar masën kremoze e pa kokrriza, shtoni pak nga pak miellin derisa të formoni brumin kremoz e homogjen.

Më pas shtoni kafenë e ftohur dhe përzieni me anë të një teli kuzhine derisa të bashkohet mirë me brumin.

Duke përzier shtoni edhe qumështin bashkë me të bardhat e vezëve që përgatitët më parë.

Ndërkohë përgatisni një tavë prej porcelani me përmasa 13×23 cm duke e shtruar me letër pjekje.

Hidhni brumin dhe ktheni nga jashtë fletët e letrës së pjekjes në mënyrë që të mos ngjiten.

Tundeni pak tavën në mënyrë që të dalin bulëzat e ajrit nga brumi dhe futeni atë të piqet në temperaturë 150 gradë për 80 minuta.

Kur të piqet hiqeni nga letra e pjekjes dhe preni hollë me thikë anët e tij.

Brumi në brendësi duhet të ketë disa tonalitete ngjyrash dhe do të ngjajë më shumë si një pudding sesa keku i zakonshëm.

Më pas vazhdoni me prerjenen e 8 kuadratëve të vegjël të kekut tuaj.

Dekorojeni me pak sheqer pluhur dhe mund ta shijoni menjëherë./AgroWeb.org