Tavë me Mish Qengji dhe Spinaq – Receta me Shije të Përkryer

2.6k 0

Kjo është një recetë me shije të mrekulleshme e cila padyshim do të shndërrohet në ndër më të preferuar në familjen tuaj.

 Përgatitet thjeshtë dhe shoqërohet në mënyrë fantastike me sallata të lehtë të stinës, salcë kosi por edhe patate apo perime të pjekura.

Ndiqni më poshtë hapat e thjeshtë të përgatitjes.

Përbërësit:

  • Mish qengji
  • 500 gr spinaq
  • 500 gr pazi
  • 5-6 qepë të njoma
  • 3 thelpi hudhër
  • Majdanoz dhe koper të freskët
  • Kripë, piper të zi
  • 1 lugë kafeje me piper të kuq
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Mishin e vendosim për 14-20 minuta të ziejë me kripë, piper, pak vaj dhe 2 gota ujë. Qepët dhe hudhrat i grijmë hollë dhe i skuqim me vaj ulliri derisa të fillojnë të zverdhen, hedhim pazinë të grirë hollë, e lemë disa minuta,

Bashkojmë edhe spinaqin, e lemë sa të bjerë masa, bashkojmë edhe erëzat të gjitha. Mishin e vendosim në tavë, hedhim edhe masën e spinaqit dhe lëngun që na ka mbetur nga zierja e mishit dhe e vendosim në furrë në 200 gradë C.

E lemë të piqet deri sa tava të mbetet me me pak lëng. Kuzhinaime.