Përgatisni Bukën Masive në Shtëpi – Njësoj Siç e Bënin Furrat Dikur

5.2k 0

Në këtë periudhë kujdesi ndaj ushqimeve duhet të jetë i shtuar.

NJë nga produktet që konsumohet më shumë në vendin tonë është pikërisht buka.

AgroWeb.org me kërkesë të lexuesve të tij ka publikuar recetë të ndryshme të përgatitjes së bukës në shtëpi.

Këtë herë kërkesa ishte për bukën massive, pas disa këshillash nga bukëpjekësit arritëm të gjejmë këtë recetë për ju.

Përbërësit

  • 700g miell
  • 2 lugë e gjysmë çaji me maja
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 500ml ujë i ngrohtë

Përgatitja

Për të përgatitur këtë bukë të shijshme fillimisht duhet që të bëni gati brumin e ardhur.

Në një tas të vogël hidhni 150ml ujë të ngrohtë dhe 1 lugë gjelle maja të thatë.

Përziejeni mirë sa kokrrizat e majasë të shkrihen dhe më pas shtoni 200g miell.

Punojeni brumin derisa përbërësit të lidhen dhe sipërfaqja të jetë e lëmuar.

Këtë brum mbulojeni me qese kuzhine dhe lëreni të pushojë për 30-35 minuta.

Kur të ketë dyfishuar volumin e tij do ta kuponi që është gati.

Më pas AgroWeb.org ju sugjeron që të vazhdoni me përgatitjen e pjesës tjetër të recetës.

Në një tas të madh përzieni bashkë miellin e mbetur me kripën dhe sheqerin.

Ndërsa tek uji i mbetur tresni majanë e mbetur dhe bashkoheni me vajin e ullirit.

Kur ajo të ketë shkrirë, AgroWeb.org ju këshillon që ta hidhni ngadalë tek mielli.

Punojeni brumin me duar derisa sipërfaqja e tij të jetëe lëmuar dhe e njëtrajtshme.

Tani bashkoni dy brumërat dhe punojini për 10-15 minuta.

Për të pjekur këtë bukë duhet që në fillim të keni ngrohur furrën në 170 gradë.

Më pas AgroWeb.org ju kujton se derisa brumi të fryhet temperature e sobës duhet të qëndrojë 170.

Pasi të shihni që brumi ka ardhur, rriteni temperaturën në 200 gradë dhe lëreni të piqte plotësisht.

Pasi të jetë pjekur largojeni bukën nga tava dhe lëreni të pushojë në një pecetë.

Pasi të jetë ftohur mund ta prisni dhe ta konsumoni.

Kjo bukë mund të qëndrojë e freskët për 2-3 ditë nëse e ruani në ambient të thatë e pa lagështirë./AgroWeb.org